Janar 20, 2020 20:04 Europe/Tirane
  • Forca Kods: “Gjeneral Soleimani u vra pabesisht; hakmarrja e tij do të jetë e drejtë

"Armiqtë e vranë Gjeneralin Soleimani në një mënyrë të pabesë; falë Zotit dhe të gjithë njerëzve në mbarë botën që janë të vendosur për tu hakmarrë për gjakun e tij, hakmarrja e tij do të jetë e drejtë ", tha Gjeneral Ismail Kaani, komandant i përgjithshëm i Forcës Kods të Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars News, komanda e përgjithshme Gardës Revolucionare të Iranit mbajti një ceremoni këtë të hënë, 20 janar, për të prezantuar kryekomandantin e ri të Forcës Kods, Gjeneral Ismail Kaani, i cili tha: "E vetmja gjuhë që e kuptojnë armiqtë tanë është gjuha e forcës. Prandaj duhet t'u rezistojmë atyre me forcë dhe nëse e përmbushim detyrën tonë në mënyrë të përsosur, të gjitha kërcënimet mund të shndërrohen në mundësi. " Sipas tij, rruga e Gjeneralit Soleimani do të vazhdojë me forcë, ashtu siç u theksua nga Lideri Suprem i Revolucionit Islamik dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të vendit, Ajetollah Ali Khamenei. Komandanti i përgjithshëm i Forcës Kods të Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit, deklaroi: "Armiku nuk kishte guximin për t'u përballur me Gjeneral Soleimanin në fushëbetejë dhe ata në kulmin e pabesisë e martirizuan këtë dëshmor të ndritur. Megjithatë, hakmarrja jonë nuk do të jetë e pabesë, por e fuqishme dhe ballë për ballë". Sipas analistëve, ndërsa Gjeneral Soleimani ishte një simbol kombëtar dhe një udhëheqës karizmatik i aftë të mobilizonte pas tij një popull të tërë, ishte Gjeneral Ismail Kaani ai që mori përgjegjësinë për punët e Forcës Kods në fusha të ndryshme duke përfshirë edhe çështjet administrative.

 

Tags

Komente