Janar 21, 2020 08:42 Europe/Tirane
  • Eragçi: ambasadorit anglez i është dhënë paralajmërim serioz

Zëvendësi politik i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, deklaroi se ambasadorit anglez i është dhënë paralajmërim serioz sa i përket pjesëmarrjes së tij në tubime të jashtëligjshme.

Abas Eragçi lidhur me pjesëmarrjen e Rob McCair ambasador i Anglisë në Teheran, në një tubim të jashtëligjshëm deklaroi: Ne kemi thirrur ambasadorin anglez dhe kemi reaguar ashpër ndaj tij, duke e paralajmëruar se në rast se kjo sjellje përsëritet atëherë ministria e jashtme nuk do të mjaftohet vetëm me thirrjen e ambasadorit. Zëvendësi politik i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit shtoi se kjo është një mesazh shumë i qartë për veprimet e papërshtatshme të ambasadorit anglez në Teheran. Eragçi sa i përket largimit të ambasadorit anglez në Londër deklaroi: McCaire ka shkuar në Londër për arsye personale dhe do të kthehet përsëri. Ambasadori britanik në Iran, Robert McCaire u largua nga Teherani për në Londër disa ditë pas ndalimit të tij të shkurtër në një tubim të paligjshëm në kryeqytetin iranian. Sipas mediave iraniane, largimi i Macaire u bë me njoftim dhe në bazë të protokollit diplomatik. Ambasadori britanik u arrestua të shtunën për praninë e tij në një tubim të paligjshëm, por u la i lirë menjëherë për shkak të imunitetit të tij diplomatik. Pjesëmarrja e ambasadorit të një vendi të huaj në një tubim në të cilin disa demonstrues hodhën parulla anti-qeveritare shkaktoi zemërim publik dhe kritika nga zyrtarët iranianë dhe grupet e demonstruesve që e dënuan këtë veprim të cilësuar si ndërhyrje nga një ambasador i huaj në punët e brendshme të Iranit. 

Tags

Komente