Janar 21, 2020 14:51 Europe/Tirane
  • Përfaqësuesi i Xhihadit Islamik të Palestinës: Gjeneral Sulejmani ishte koordinues i Frontit të Rezistencës

Përfaqësuesi i Xhihadit Islamik të Palestinës në Teheran deklaroi se gjeneral Kasem Solejmani ishte koordinues i Frontit të Rezistencës për lirinë dhe mbrojtjen e pavarësisë së myslimanëve.

Naser Abu Sharif, përfaqësuesi i Xhihadit Islamik të Palestinës, në konferencën e dytë ndërkombëtare për të drejtat amerikane të njeriut nga pikëpamja e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit me temë "Terrorizmi shtetëror i Amerikës dhe Hakmarrja e Ashpër" që u zhvillua të martën në Teheran, deklaroi: "Kriminelët më të mëdhenj të botës janë në shoqëritë dhe civilizimin perëndimor të cilët mund të vërehen edhe në filmat dhe në veprat e tyre".  

Abu Sharif duke thënë se civilizimi perëndimor dhe amerikan është i bazuar mbi agresion dhe vrasjen e njerëzve, plaçkitjen e popujve të tjerë, tha: "Civilizimi perëndimor dhe evropian është i egër dhe barbarë dhe perëndimorët kanë ndërtuar civilizimin e vrasjes".

Përfaqësuesi i Xhihadit Islamik i Palestinës në Teheran shtoi: "Krimi më i madh i perëndimit është çështja e Palestinës dhe në këtë vend të shenjtë kanë kryer lloje të ndryshme të krimeve kundër njerëzimit".

Tags

Komente