Janar 21, 2020 21:13 Europe/Tirane
  • SCO zgjerohet, Irani kandidati kryesor për anëtarësim

Përfaqësuesi Special i Presidentit Rus për Organizatën e Bashkëpunimit të Shanghait (SCO), Bakhtiar Hakimov, tha të martën (21 janar) se anëtarët e asaj organizate mbështesin anëtarësimin e Iranit.

Bakhtiar Hakimov tha në një konferencë për shtyp se qëndrimi i Rusisë për anëtarësimin e Iranit në Organizatën e Bashkëpunimit të Shanghait nuk ka ndryshuar. "Rusia asnjëherë nuk ka provuar të bllokojë kërkesën e Iranit për anëtarësim në Organizatën e Bashkëpunimit të Shanghait", tha Bakhtiar Hakimov. Përfaqësuesi rus shtoi se anëtarët  e SCO ishin njëzëri në njohjen e faktit se Teherani kishte kryer më së miri rolin e tij si anëtar vëzhgues. Ai shtoi: "Afganistani ka aplikuar gjithashtu, por prania e forcave të huaja në këtë vend dhe situata e vështirë që po përjeton aktualisht, e bëjnë të pamundur që Kabuli të anëtarësohet në SCO për momentin". Bakhtiar Hakimov sqaroi se SCO nuk mund të mbijetonte pa u zgjeruar dhe zhvilluar. "Ka shumë aplikime për t'u bërë një anëtar vëzhgues ose një anëtar i përhershëm i SCO," tha ai.

 

Tags

Komente