Janar 22, 2020 08:55 Europe/Tirane
  • Irani kritikon tjetërsimin e emrit Gjiri Persik nga Koreja e Jugut

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka kritikuar ministrinë e mbrojtjes së Koresë së Jugut për shkak të tjetërsimit të emrit Gjiri Persik.

Abas Mousavi në një mesazh në Twitter ka thënë: Ministria e mbrojtjes e Koresë së Jugut që nuk di as emrin e Gjirit Persik, me çfarë justifikimi dhe dije synon të dërgojë forca ushtarake në këtë rajon. Ndër të tjera Mousavi tha: Respekti reciprok dhe pranimi i realiteteve, janë baza themelore në marrëdhëniet mes kombeve të civilizuara. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në një konferencë për shtyp duke reaguar ndaj veprimit të Koresë së Jugut për dërgimin e forcave ushtarake në Gjirin Persik ka thënë: Ky veprim, të cilin Irani e konsideron ndjekje të aventurizmave të Amerikës, është i papranueshëm.

Tags

Komente