Janar 22, 2020 08:56 Europe/Tirane
  • Përfaqësuesi i Iranit në Gjenevë: Ekzekutimi i gjeneral Sulejmanit, goditje e rëndë ndaj paqes dhe sigurisë në rajon

Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në zyrën evropiane të OKB në Gjenevë, në takimin e parë të konferencës për çarmatosjen për vitin 2020, veprimin burracak të Amerikës në ekzekutimin e gjeneral Kasem Sulejmanit dhe shokëve të tij, e ka cilësuar goditje e rëndë për paqen dhe sigurinë e rajonit, veprim që është shkelje e hapur e standardeve juridike ndërkombëtare.

Ismail Bagai Hamana, në këtë takim vuri në dukje se i vetmi rezultat që ka sjellë prania e forcave amerikane në rajon është dhuna, trazira, destabiliteti, pasiguria dhe përçarja mes popujve të rajonit të Azisë Perëndimore dhe shtoi se heshtja përballë ekzekutimit të një funksionari të lartë ushtarak në kohën kur ai po kryente një vizitë zyrtare në një vend tjetër vetëm sa bëhet shkak për rritjen e arrogancës. Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në zyrën evropiane të OKB në Gjenevë, pasi vuri në dukje pasojat katastrofike të këtij akti terrorist të Amerikës në juridiksionin ndërkombëtar dhe atë moral, tha se bota duhet të reagojë që të tilla krime të mos kthehen në diçka normale. Hamana, reagimin e Iranit në përgjigje të ekzekutimit të gjeneral Kasem Sulejmanit, komandantit të forcave Kods të Gardës Revolucionare, e cilësoi një veprim të përgjegjshëm dhe në përputhje me normat dhe dispozitat ndërkombëtare dhe tha se ky veprim tregon vendosmërinë e prerë të Iranit për të mbrojtur sovranitetin, dinjitetin dhe tërësinë territoriale të Iranit.

Tags

Komente