Janar 22, 2020 08:56 Europe/Tirane
  • Ruhani: Pjesëmarrja e gjerë e popullit në funeralin e Kasem Sulejmanit, neutralizoi komplotin e Amerikës

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se pjesëmarrja e gjerë e popullit në ceremoninë mortore të martirit gjeneral Kasem Sulejmani, komandantit të forcave Kods të gardës revolucionare, ka neutralizuar komplotin e Amerikës.

Hasan Ruhani i pranishëm në takimin e këshillit të lartë të revolucionit kulturor, përmendi pjesëmarrjen e gjerë të popullit iranian dhe atij irakian në ceremoninë mortore të gjeneral Kasem Sulejmanit dhe tha; Kjo pjesëmarrje e madhe është bërë shkak që Amerika pas ekzekutimit të gjeneral Kasem Sulejmanit të mos ketë mundësi të mbledhë pas vete aleatët e saj. Pas ekzekutimit të gjeneral Kasem Sulejmani disa vende evropiane në bisedat e tyre telefonike kanë shprehur keqardhje për këtë çështje dhe veprimin e Amerikës e kanë cilësuar të rrezikshëm. Gjeneral Kasem Sulejmani komandant i forcave Kods të gardës revolucionare dhe Abu Mehdi Muhandes zv/kreu i forcave të mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak së bashku me 8 shoqëruesit e tyre, janë martirizuar më 3 janar të këtij viti pas një sulmi terrorist ajror të forcave amerikane në afërsi të aeroportit të Bagdadit.

Tags

Komente