Janar 22, 2020 19:03 Europe/Tirane
  • Irani dhe Arabia Saudite gati për të negociuar tensionet në marrëdhëniet bilaterale

Irani dhe Arabia Saudite njoftuan gatishmërinë për të negociuar tensionet në marrëdhëniet bilaterale. Arabia Saudite është e gatshme të fillojë bisedimet me Iranin, sipas Ministrit të Jashtëm Saudit, Faisal bin Farhan, i cili tha të mërkurën se shumë vende kanë propozuar të ndërmjetësojnë bisedimet midis Riadit dhe Teheranit dhe shtoi se Arabia Saudite është e gatshme të negociojë me Iranin.

Ndërkohë, Shefi i Zyrës presidenciale të Iranit, Mahmud Vaezi tha të mërkurën se vendet e rajonit duhet të rivendosin dhe të ruajnë sigurinë në rajon, gjë që nuk është e mundur pa negociata. Vaezi tha se lidhjet Teheran-Riad nuk duhet të bëhen si marrëdhëniet Teheran-Uashington. Arabia Saudite është një fqinj i Iranit. Problemi mes dy vendeve përkeqësohet nga agresioni saudit në Jemen, shtoi ai. Politika e Iranit gjithmonë ka synuar lidhje të mira me vendet e rajonit, përfshirë Arabinë Saudite, tha Shefi i Zyrës presidenciale të Iranit duke shtuar: Arabia Saudite është një vend mysliman dhe Irani kishte lidhje të mira me të, dhe është e dobishme për të dyja palët që të zgjidhin problemet e tyre dhe të mos lejojnë që regjimi sionist dhe armiqtë e Islamit të keqpërdorin grindjet mes vendeve myslimane. Më parë, Kryeministri irakian Adel Abdul Mahdi tha se Gjeneral-lejtnant Kasem Soleimani, komandanti i Forcave Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit, po përcillte mesazhin iranian për bisedime me Arabinë Saudite, kur u vra në sulmin terrorist të SHBA në Bagdad. Ai ishte ftuar zyrtarisht nga Kryeministri irakian, i cili shërbente si ndërmjetës mes Teheranit dhe Riadit.

 

Tags

Komente