Janar 23, 2020 08:52 Europe/Tirane
  • Pasojat e aventurave të Amerikës në Azinë Perëndimore

Përfaqësuesi i Iranit në OKB veprimet dhe aventurat ushtarake të Amerikës në rajonin e Azisë perëndimore i ka quajtur faktor destabilizues të rajonit dhe shtoi se shembulli më i fundit i këtyre aventurave ishte ekzekutimi i gjeneral Kasem Sulejmanit, në afërsi të aeroportit të Bagdadit.

I pranishëm në KS të OKB, Maxhid Takhtrevançi ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në OKB, deklaroi: Ekzekutimi burracak i gjeneral Kasem Sulejmanit është i barabartë me terrorizmin shtetëror dhe shkelje e hapur e normave dhe dispozitave ndërkombëtare, gjë e cila e vë Amerikën përballë përgjegjësisë ndërkombëtare. Aventurat e Trump, botën e kanë përballur me kriza të ndryshme dhe në këtë mes Azia Perëndimore është ndikuar nga nxitjet dhe provokimet politike dhe ushtarake të Amerikës. Mbështetja ndaj politikave luftënxitëse të regjimit sionist në territoret e pushtuara dhe mbështetja e politikave provokuese të regjimeve arabe, përpjekja për të parandaluar rezultatin e procesit shtet-formues të Irakut dhe aventura ushtarake në ekzekutimin e gjeneral Kasem Sulejmanit, Amerikën e ka kthyer në një vend destabilizues të rajonit të Azisë Perëndimore. Amerika me pretekstin e luftë skundër terrorizmit ka shtuar praninë e saj ushtarake në Azinë Perëndimore. Amerika me anë të të ashtuquajturit koalicion kundër ISIS në Siri po grabit naftën e këtij vendi ndërsa në Irak nuk lejon zhvillimin e këtij vendi dhe se fundi ka ekzekutuar gjeneral Kasem Sulejmanin që ishte komandanti i luftës reale kundër terrorizmit dhe kundër politikave destruktive të Amerikës. Pasojat e kësaj politike të Amerikës nuk është gjë tjetër përveçse destabilizimi dhe pasiguria e rajonit të Azisë Perëndimore. Si rezultat e vetmja mënyrë për garantimin e sigurisë dhe stabiliteti në rajon është dalja dhe largimi i forcave ushtarake amerikane nga rajoni i ndjeshëm i Azisë Perëndimore. Sot pas martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani janë krijuar akoma më shumë kushtet e favorshme për largimin e forcave ushtarake nga rajoni i Azisë perëndimore. Kjo sepse popujt e rajonit dhe kryesisht populli irakian pas martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani, e kanë kuptuar akoma më qartë karakterin e vërtetë të Amerikës. Ceremonia milionëshe mortore e gjeneral Kasem Sulejmanit në Irak dhe në Iran dhe nderimi i këtij martiri dhe i shokëve të tij në rajonin e Azisë Perëndimore ka krijuar kushtet për realizimin e kërkesës së popujve të rajonit për largimin e forcave amerikane pasi urrejtja e popujve të rajonit ndaj Amerikës është shtuar edhe më shumë sesa në të kaluarën. Me ekzekutimin e gjeneral Kasem Sulejmani, mundë gjenden shumë pak kombe të rajonit të Azisë Perëndimore dhe ndoshta të botës që të besojnë se amerikan po Lufton terrorizmin. Në këto kushte fundi i pasojave dhe i hakmarrjes së ashpër për shkak të ekzekutimit të gjeneral Kasem Sulejmani, është dëbimi i forcave ushtarake amerikane nga rajoni i Azisë Perëndimore.

Tags

Komente