Janar 23, 2020 20:18 Europe/Tirane
  • SHBA vazhdon kërcënimet terroriste ndaj Iranit

Terroristi amerikan Brian Hook, i maskuar si diplomat, 20 ditë pasi Shtetet e Bashkuara kishin vrarë komandantin e lartë iranian Kasem Soleimani në mes të aeroportit të Bagdadit, kërcënoi për të "vrarë" pasardhësin e tij, gjeneral Ismail Kaani. Çfarë po kërkojnë amerikanët?

Hook në një intervistë për agjencinë Sharkul Vasat, në margjinat e takimit të Forumit Botëror të Ekonomisë në Davoos, pasi ka përmendur pretendimet e tij boshe dhe false kundër gjeneral Kasem Sulejmanit, komandantit të forcave Kods të gardës revolucionare, ka kërcënuar se nëse gjeneral Kaani ashtu si ai synon të dëmtojë forcat amerikane, ai gjithashtu do të ekzekutohet. Hook shtoi: "Nëse gjeneral Kaani vazhdon rrugën e vrasjes së amerikaneve, atë e pret i njëjti fat. Deklarata e Hook vjen në kohën kur Uashingtoni pas përgjigjes së Iranit me sulmin e jashtëzakonshëm me raketa ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak dhe me gjithë kërcënimet e Trump, është tërhequr nga kundërpërgjigja ndaj Iranit dhe është mjaftuar vetëm me fshehjen e dëmeve materiale dhe njerëzore në bazën Ajnul Asad. Një analist ushtarak amerikan beson se ky lloj fjalimi rrezikon trupat amerikane, të cilën me sa duket po e kërkon ekipi i Trump. Vrasja e Gjeneral-lejtnant Kasem Soleimani krijoi një aleancë të pashembullt midis iranianëve dhe irakianëve dhe ushtria amerikane tani duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj terroriste, tha analisti amerikan. Jim W. Dean, redaktori i uebfaqes ushtarake Veterans Today, duke folur për pasojat e vrasjes së Gjeneral Soleimanit, i tha agjencisë IRNA : "Trupat amerikane në rajon do të paguajnë çmimin për këtë akt idiot, i cili ishte një vendim i gabuar i Pompeos, por funksionoi vetëm për të bashkuar iranianët dhe irakianët. Garda Revolucionare e Iranit tani do të jetë më e fortë dhe më e vendosur se kurrë". "Nga ana tjetër, ushtria amerikane do të paguajë një çmim të rëndë si rezultat i vendimeve të pamatura të Uashingtonit dhe nëse Amerika vazhdon planin e saj për ndryshimin e regjimit në Iran," tha analisti ushtarak amerikan. Duke kujtuar pozicionin e Izraelit i cili kishte mohuar çdo përfshirje në vrasjen e Gjeneral Soleimanit, analisti amerikan sqaroi: "Edhe Netanjahu në reagim ndaj vrasjes së gjeneralit Soleimani tha se Izraeli nuk dëshiron të njihet si bashkëpunëtor në këtë plan, dhe hakmarrja e Iranit është padyshim një shuplakë përballë aleatit të tij Trump". Në lidhje me reagimet e mediave ndaj këtij projekti kriminal, Jim W. Dean tha se mediat amerikane preferuan të heshtnin mbi këto pretendime. Ky analist amerikan thekson:"Më keq akoma ishin fjalët e Pompeos që tha se plani për të vrarë pushtetarë të tjerë "për qëllime mbrojtjeje" ishte në tryezë, këto janë me të vërtetë fjalë të çuditshme që dalin nga goja e një sekretari shteti". Shumë analistë të sigurisë në Shtetet e Bashkuara mendojnë se ai është një psikopat i rrezikshëm, "shtoi Jim W. Dean redaktori i uebfaqes ushtarake amerikane Veterans Today.

 

Tags

Komente