Janar 23, 2020 20:20 Europe/Tirane
  • Marrëveshja e ashtuquajtur Trump ekspozon iluzionet e fiksuara në SHBA

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Abas Musavi reagoi ndaj detajimit të qëllimeve të një marrëveshjeje që Uashingtoni pretendon të zëvendësojë marrëveshjen bërthamore të Iranit, duke thënë se dispozitat e marrëveshjes së parashikuar nga SHBA reflektojnë qartë iluzionet e fiksuara të Amerikës në lidhje me Republikën Islamike të Iranit.

Përfaqësuesi Special i SHBA për Iranin, Brian Hook, në një intervistë me gazetën saudite Ashark al-Ausat, e cila u botua të enjten, zbuloi provizionet e të ashtuquajturës marrëveshje Trump. Hook i tha gazetës me bazë në Londër se marrëveshja zëvendësuese do të "siguronte që Irani të mos ketë shteg drejt një arme bërthamore", të zvogëlojë pasurimin e tij të uraniumit në zero dhe të ndalojë Republikën Islamike të testojë raketa balistike. Musavi më vonë në një reagim, theksoi: "Zbulimi i të ashtuquajturës Marrëveshje Trump nga B. Hook tregoi vetëm iluzionet e fiksuara të SHBA të diktuara nga prepotenca dhe arroganca e tyre." Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Abas Musavi në postimin e tij, shtoi se SHBA do të bënte më mirë të hiqte dorë nga ambiciet e tepruara në lidhje me Iranin dhe e këshilloi Shtëpinë e Bardhë t'i pyesë këshilltarët e saj në gjuhën perse të sqarojnë thënien e vjetër persiane: Gruri i Rej dhe hurmat e Bagdadit.

 

Tags

Komente