Janar 24, 2020 08:47 Europe/Tirane
  • Mousavi: Kërcënimi I Hook për asgjësimin e gjeneral Kaeni, tregues I hapur I terrorizmit shtetëror të Amerikës

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke reaguar ndaj deklaratës së kreut të grupit të punës kundër Iranit në DASH, ka dënuar kërcënimin e tij për vrasjen dhe asgjësimin e komandantit të forcave Kods të gardës Revolucionare.

Abas Mousavi zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se kjo deklaratë e një prej autoriteteve të DASH tregon qartë terrorizmin shtetëror të Amerikës. Mousavi shtoi se pas regjimit sionist, Amerika është regjimi i dytë që zyrtarisht deklaron se përdor mundësitë shtetërore dhe forcat e saj të armatosura për akte terroriste. Për këtë arsye bashkësia ndërkombëtare duhet të dënojë këto akte terroriste pasi kjo rrjedhë herët e vonë do të përfshijë të gjithë. Kreu i grupit të veprimeve kundër Iranit në Departamentin Amerikan të Shtetit ka kërcënuar me vdekje kreun e ri të forcave Kods të gardës revolucionare gjeneral Ismail Kaeni. Brian Hook, ka kërcënuar me ekzekutim gjeneral Ismail Kaeni, i cili sapo është zgjedhur në krye të forcave Kods të gardës revolucionare. Hook në një intervistë për agjencinë Sharkul Vasat, në margjinat e takimit të Forumit Botëror të Ekonomisë në Davoos, pasi ka përmendur pretendimet e tij boshe dhe false kundër gjeneral Kasem Sulejmanit, komandantit të forcave Kods të gardës revolucionare, ka kërcënuar se nëse gjeneral Kaeni ashtu si ai synon të dëmtojë forcat amerikane, ai gjithashtu do të ekzekutohet. Hook shtoi: nëse gjeneral Kaeni vazhdon rrugën e vrasjes së amerikaneve, atë e pret i njëjti fat. Deklarata e Hook vjen në kohën kur Uashingtoni pas përgjigjes së Iranit me sulmin e jashtëzakonshëm me raketa ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak dhe me gjithë kërcënimet e Trump, është tërhequr nga kundërpërgjigjja ndaj Iranit dhe është mjaftuar vetëm me fshehjen e dëmeve materiale dhe njerëzore në bazën Ajnul Asad.

Tags

Komente