Janar 24, 2020 08:47 Europe/Tirane
  • Amerika sanksionon 2 njerëz dhe 6 kompani

Departamenti amerikan i thesarit ditën e enjte në vazhdën e veprimeve armiqësore të Uashingtonit ka sanksionuar 2 shtetas dhe 6 kompani të lidhura me Iranin.

Departamenti amerikan i thesarit në një deklaratë të tij njoftoi se këta dy njerëz dhe 6 kompani kanë të lidhura me industrinë petrokimie të Iranit. Në deklaratën e lëshuar prej këtij departamentit thuhet se një shtetas iranian dhe një kinez, 2 kompani kineze, 3 kompani nga Hong Kongu dhe një kompani nga EBA janë futur në listën e sanksioneve. DATH edhe më herët ka sanksionuar shumë njerëz dhe kompani iraniane dhe të huaja me pretekste të nurshme. Donald Trump më 8 Maj pasi përsëriti pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe rivendosi sanksionet amerikane kundër Iranit. Irani në përgjigje të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës dhe mos reagimit konkret të vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje ka pezulluar një pjesë të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Irani më 8 maj 2019, njëkohësisht me përvjetorin e tërheqjes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe në reagim ndaj moszbatimit të zotimeve nga pala evropiane, në përputhje me paragrafët 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore mori vendim për uljen e zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje.

Tags

Komente