Janar 24, 2020 15:23 Europe/Tirane
  • Imami i namazit të së premtes në Teheran: Operacionet e Iranit shembën fuqinë ushtarake të Amerikës

Imami i namazit të së premtes në Teheran deklaroi se sulmi raketor i Iranit ndaj bazave të ushtrisë pushtuese amerikane në territorin e Irakut, shembi fuqinë ushtarake të Amerikës.

Sejed Muhamed Hasan Abu Turabi Fard, imami i namazit të së premtes në Teheran, vuri në dukje praninë e gjerë të qytetarëve revolucionarë dhe myslimanë të Teheranit në ceremoninë e namazit të së premtes javën e kaluar nën drejtimin e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit dhe tha: “Populli i Iranit duke shënuar një pjesëmarrje historike në këtë ceremoni namazi, theksoi besëlidhjen e fortë dhe të palëkundur të vet me liderin suprem të Revolucionit Islamik dhe me idealet e larta të Imam Khomejnit (ra) dhe të dëshmorëve”.

Imami i namazit të së premtes në Teheran shtoi: “Martirizimi i gjeneral Kasem Solejmani, komandantit të forcës Kods të Gardës Revolucionit Islamik nga ushtria terroriste e Amerikës, është fillimi i fundit të pranisë së paligjshme të Amerikës në rajon dhe aktualisht aleatët e Uashingtonit po e shikojnë veten në rajon në shembje e sipër”.

Imami i namazit të së premtes në Teheran vuri në dukje pjesëmarrjen e miliona qytetarëve të Irakut në marshin protestues sot për të shprehur urrejtjen e tyre ndaj pranisë së Amerikës në Irak, shtoi: “Populli heroik i Irakut me këtë marsh protestuar madhështor, krijuan një epope të paharrueshme dhe përkrah popujve të tjerë myslimanë të rajonit hodhën sloganin “Vdekje për Amerikën”.

 

Tags

Komente