Shkurt 01, 2020 15:20 Europe/Tirane
  • Gjeneral Hejdari: Forcat tokësore të ushtrisë së Iranit, janë forcat e pesta tokësore të botës

Komandanti i forcave tokësore të ushtrisë së Iranit vuri në dukje kapacitetin mbrojtëse të Republikës Islamike të Iranit dhe deklaroi se forcat tokësore të ushtrisë së Iranit janë forcat e pesta tokësore ushtarake në botë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Kiomars Hejdari duke thënë se forcat tokësore të ushtrisë së Iranit janë faktor që përfundojnë çfarëdo lloj lufte, theksoi: "Forca e zjarrit të artilerisë së forcave tokësore të ushtrisë së Iranit është një prej faktorëve të fuqisë së forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit.

Gjeneral Hejdari gjithashtu duke theksuar se Islami është një shkollë që ndërton njeriun, shtoi: "Qëllimi i arsimit në Islam është ngritja dhe çlirimi i njeriut nga injoranca dhe një prej personave që ishte zhvilluar në shkollën e Islamit ishte gjeneral Kasem Solejmani, komandanti i martirizuar i forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit".

Ndërkohë edhe gjeneral Amir Hatami, ministri i mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit, ka deklaruar se populli i Iranit kurrë nuk dorëzohet përpara politikës së dhunshme dhe hegjemoniste të arrogancës botërore dhe paralajmëroi armiqtë e Republikës Islamike të Iranit duke thënë: "Nëse dikush mundohet të shkelë sigurinë dhe hapësirën e Iranit, do të përballet me përgjigje të ashpër të forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit".

 

Tags

Komente