Shkurt 04, 2020 16:36 Europe/Tirane
  • Gjeneral Hatami: Rruga e martirëve të rezistencës do të vazhdojë me të gjithë forcën

Ministri i mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit duke theksuar se rruga e martirëve të rezistencës do të vazhdojë me të gjithë forcën, tha se populli i Iranit e kanë zgjedhur me vetëdije moton "Pavarësi, liri, Republikës Islamike".

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Amir Hatami, ministri i mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit, ditën e martë gjatë një vizite në varret e martirëve në Kerman në jug të Iranit, duke ripërtërirë besëlidhjen me gjeneralin e martirizuar Kasem Solejmani, komandantin e Forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit, deklaroi: "Republika Islamike e Iranit po përballur me një armik të vendosur dhe intrigues i cili nuk njeh gjuhë tjetër, përveç gjuhës së forcës".

Gjeneral Hatami duke thënë se gjeneral Kasem Solejmani ishte nxënës i dalluar i shkollës së Revolucionit Islamik, theksoi: "Armiqtë duhet ta dinë se me martirizimin e bijve të dalluar të popullit të Iranit, do të forcohet edhe më shumë rruga e rezistencës dhe populli i Iranit bëhet edhe më i vendosur për realizimin e qëllimeve të veta".

 

Tags

Komente