Shkurt 04, 2020 20:44 Europe/Tirane
  • Marina amerikane nuk mund të përballet me forcat iraniane

Shtetet e Bashkuara nuk munden, të veprojnë kundër Iranit, sipas një ish-anëtari të Marinës amerikane .

Largimi i aeroplanmbajtëses Abraham Lincoln nga rajoni, përpjekjet amerikane për të deleguar Britaninë dhe për ta bërë atë komandant të Koalicionit të Luftës kundër Iranit, dëshmon qartë se Marina e SHBA nuk  i posedon më mjetet për realizimin e ambicieve të saj, deklaroi Gordon Duff, analist amerikan i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë në Konferencën Ndërkombëtare me temë "Rënia Amerikane". Duhet thënë se ngjarjet e verës së vitit 2019 në Gjirin Persik ishin veçanërisht mësimdhënëse për Uashingtonin, i cili tani po kërkon të vazhdojë politikën e tij në kurriz të aleatëve të tij. Ish-anëtari i Marinës amerikane beson se paaftësia e Marinës së Shteteve të Bashkuara për të luftuar kundër forcave të Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik tashmë është provuar. "Shtetet e Bashkuara nuk mund të veprojnë kundër Iranit, Marina e Shteteve të Bashkuara e ka treguar veten të paaftë të përballet me forcat e armatosura iraniane. Ne duhet të marrim në konsideratë çështjet e Shiizmit, Sunnizmit, Kurdët që gjithmonë kanë pasur politika specifike dhe organizatën Moxhahedin-e Khal (MEK), që kanë shkaktuar kaos në rajon. Shtetet e Bashkuara duhet të dalin nga rajoni dhe të ndalojnë politikat e tyre për forcimin e grupeve terroriste siç është ISIS", tha ky ish-ushtarak amerikan.

 

Tags

Komente