Shkurt 08, 2020 09:07 Europe/Tirane
  • Forcat ajrore të Iranit të gatshme për t’iu përgjigjur kërcënimeve

Irani ndodhet në prag të 41-vjetorit të fitores së revolucionit islamik. Një prej sukseseve të sistemit të Republikës Islamike të Iranit është rezistenca përballë armiqve dhe kapaciteti përgjigjës ndaj çdo kërcënimi.

Aziz Nasir’zade, komandanti i forcave ajrore të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, në një fjalim të mbajtur përpara namazit të xhumasë në Teheran dhe në prag të 41-vjetorit të fitores së revolucionit islamik, lidhur me besën historike të dhënë nga forcat ajrore të Iranit më 19 Bahman të vitit 1357 sipas kalendarit diellor, deklaroi: Ne ashtu sic kemi fuqinë që e vendosjes së sigurisë në rajon, jemi në gjendje t’i përgjigjemi me shpejtësi çdo lloj kërcënimi, kemi fuqinë e vendosjes së paqes dhe stabilitetit dhe nuk kemi nevojë për praninë ushtarake të huaj në rajonin e Azisë Perëndimore. Forcat ajrore të ushtrisë me fuqinë e saj ka fituar një eksperiencë të madhe në luftën 8-vjecare sidomos në imponimin e vullnetit politik dhe ushtarak ndaj armikut dhe në ruajtjen e venave të ekonomisë së vendit dhe garantimin e sigurisë. Forcat e ushtrisë iraniane me nisjen e luftës së imponuar kanë kryer operacione të vogla dhe të mëdha të cilat kanë thyer dhëmbët e armikut Baath, operacione që kanë lënë gjurmë të pashembullta në histori. Forcat e ushtrisë së Iranit në periudhën e luftës së imponuar janë përqendruar në projektet e prodhimi të avionëve të rinj për forcat ajrore mes të cilave janë projektimi dhe prodhimi i avionëve Kouthar, Saeghe dhe Ozarkhash. Avioni Kouthar është prezantuar në vitin 2018 në prani të presidentit dhe ministrit të mbrojtjes. Avioni Kouthar është një avion i përparuar luftarak që ka për mision mbështetjen vepruese nga ajri. Prodhimi i këtij avioni është mundësuar nga inxhinieria vendase dhe kjo e ka futur Iranin në pak ato vende që kanë tokologjinë e projektimit dhe prodhimit të avionëve luftarakë. Disa ditë pas prezantimit të avionit luftarak, major Muhamed Husein Dadras, zv/komandanti i përgjithshëm i ushtrisë në një konferencë për shtyp ka thënë: Avioni Kouthar me llojin e tij të huaj nuk mund të krahasohet pasi është më i përditësuar dhe më i fuqishëm. Forcat ajrore të Iranit përkrah forcave të tjera të armatosura kanë krijuar kushtet e përshtatshme për mbrojtjen ajrore duke përdorur potencialet dhe kapacitet e brendshme. Në fushën e luftës elektronike që është një prej sistemeve më të rëndësishme në fuqinë luftarake ajrore, forcat ajrore të Iranit dhe forcave aero-hapsinore, kanë arritur suksese të konsiderueshme duke prodhuar armatime të sofistikuara për t’iu përgjigjur kërcënimeve të armikut. Gjeneral Amir Ali Haxhi’zade, Komandanti i Forcës Hapësinore të Gardës Revolucionare të Iranit tha të enjten se "Irani tani është i njohur me të gjitha kodet dhe frekuencat e dronit Global Hawk të SHBA". Siç njofton agjencia Pars Today, Gjeneral brigade Amir Ali Haxhi’zade në margjinat e zbulimit të pjesëve të reja të dronit amerikan Global Hawk që u shkatërrua nga mbrojtja raketore e Gardës Revolucionare të Iranit më 20 qershor 2019 pasi shkeli hapësirën ajrore iraniane në një zonë në provincën Hormozgan (në jug të Iranit), tha: "Ky dron ka karakteristika unike dhe është i aftë të fluturojë në të gjitha lartësitë pa ndikuar në linjat ajrore". Gjeneral Haxhizadeh tha se Irani tani është i njohur me të gjitha kodet dhe frekuencat e këtij droni spiun. Komandanti i Forcës Hapësinore të Gardës Revolucionare të Iranit gjithashtu ju referua dronëve amerikanë që deri më tani janë rrëzuar ose kontrolluar nga Garda Revolucionare, duke thënë se Irani aktualisht është koleksionisti më i madh i dronëve në botë. forcat ajrore të Iranit sot për dy arsye konsiderohen si forca shumë të fuqishme në rajon. Arsyeja e parë është se kjo forcë ka kapacitet të prodhojë pajisje të sofistikuara të nevojshme për luftën ajrore, sic është prodhimi i sistemit mbrojtjes ajrore dhe parandalues. Arsyeja e dytë është niveli i lartë i dijes ushtarake në fushën luftës ajrore dhe posedimi i ekspertëve shumë profesionist.

Tags

Komente