Shkurt 11, 2020 12:35 Europe/Tirane
  • Zarif: Padia e Kanadasë ndaj Iranit, nuk ka kurrfarë baze juridike

Ministri i punëve të jashtme të Iranit ka reaguar në lidhje me padinë e Kanadasë ndaj Iranit në lidhje me rrëzimin e avionit ukrainas dhe ka thënë se kjo padi nuk ka kurrfarë baze juridike.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se qeveria e Kanadasë në një padi të cilën e ka përgatitur si përfaqësuese e familjeve të viktimave të avionit ukrainas, ka kërkuar dëmshpërblim 1.1 miliardë dollarë nga Irani.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, të martën ka thënë për agjencinë e lajmeve IRIB se: “Irani në bazë të rregullave ndërkombëtare merr masa dhe kryen veprimet e nevojshëm”.

Vlen të theksohet se më 8 janar të vitit 2020, një avion i transportit civil i linjave ajrore të Ukrainës është rrëzuar në afërsi të aeroportit ndërkombëtar “Imam Khomejni (ra) në Teheran ku si pasojë kanë humbur jetën 167 pasagjerët dhe 9 anëtarët e ekuipazhit.

 

Tags

Komente