Shkurt 12, 2020 08:43 Europe/Tirane
  • Amir Hatami: Irani është në gjendje të prodhojë armë mbrojtëse strategjike

Ministri iranian i mbrojtjes deklaroi se me anë të revolucionit islamik, Irani ka arritur fuqinë të prodhojë armë mbrojtëse strategjike duke u mbështetur tek kapacitetet dhe mundësitë e brendshme.

Gjeneral Amir Hatami ministër i mbrojtjes i Republikës Islamike të Iranit dje njëkohësisht me përvjetorin e 41-të të fitores së revolucionit islamik deklaroi: Sot Republika Islamike e Iranit është në gjendje të plotësojë të gjithë nevojat e forcave të armatosura në çdo lloj niveli. Forcat e armatosura të Iranit të drejtuara nga komandanti suprem i forcave të armatosura, kanë arritur një fuqi aq të madhe saqë ka eliminuar hijen që rrezikonte kombin iranian.

Tags

Komente