Shkurt 13, 2020 20:16 Europe/Tirane
  • Iranianët nderojnë heroin kombëtar

Iranianët po shënojnë ditën e 40-të pasi Shtetet e Bashkuara vranë Gjeneral-lejtnant Kasem Soleimani në Irak, ku ai shihej si forca kryesore lëvizëse gjatë katër viteve të betejave që çuan në shembjen e ISIS-it, grupit më famëkeq terrorist në botë.

Shumë ceremoni përkujtimore zie po organizohen në të gjithë Iranin për t'i bërë homazhe komandantit të lartë, të cilin iranianët e nderojnë si heroin e tyre kombëtar. Gjeneral Soleimani është shumë i respektuar midis popullit dhe zyrtarëve irakianë të të gjitha fraksioneve - përfshirë sunitët, shi'itët dhe kurdët - për shkak të rolit të jashtëzakonshëm që ai luajti në mposhtjen e ISIS-it në Irak. Në vitin 2014, kur ISIS u shfaq në Irak, Gjeneral Soleimani, së bashku me këshilltarët ushtarakë iranianë, nxituan të ndihmojnë popullin irakian - përfshirë myslimanët sunitë, myslimanët shi'itë dhe më së shumti kurdët - të organizojnë njësitë popullore për të luftuar ISIS-n. Gjenerali legjendar shpesh qëndronte në vijën e frontit gjatë operacioneve anti-terroriste nga Mosuli i Irakut, deri në Alepo të Sirisë. Në Irak, në kulmin e fushatës terroriste të ISIS, ai ndihmoi qeverinë e Bagdadit në operacionet për të çliruar qytetin strategjik Tikrit në vitin 2015. Në Siri, Gjeneral Soleimani gjithashtu mori personalisht komandën e betejës kundër militantëve takfiristë në qytetin Bukamal, që ndodhet në provincën Dair al-Zaur, në nëntor 2017. Në të njëjtin muaj, Soleimani deklaroi fundin e sundimit territorial të ISIS-it në një letër drejtuar Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei. Në fillim të këtij viti, Lideri Suprem i dha Gjeneral Soleimanit medaljen më të lartë ushtarake të Iranit, Urdhrin e Zylfiqarit. I admiruar nga miqtë dhe armiqtë si një strateg i madh ushtarak, Gjeneral Soleimani kryesoi listën e revistës amerikane Foreign Policy për Mendimtarët Global në Mbrojtjen dhe Sigurinë për vitin 2019.

 

Tags

Komente