Shkurt 14, 2020 14:54 Europe/Tirane
  • Imami i namazit të së premtes në Teheran: Plani akordi i shekullit një skandal për Trump

Imami i namazit të së premtes në Teheran deklaroi se plani akordi i shekullit është një skandal i madh për presidentin e Amerikës.

Khuxhetul-islam Kazem Sadeghi në ceremoninë e namazit të së premtes në Teheran, tha: “Plani amerikan i ashtuquajtur “akordi i shekullit” ka ngjallur një kryengritje të re në botën islame e cila do të bëhet shkak për dështimin e këtij plani.

Imami i namazit të së premtes në Teheran theksoi: “Plani i presidentit amerikan Donald Trump i cili po shet shtëpitë e palestinezëve në kuadër të dhuratave dhe pazarllëqeve, ka dështuar qysh nga tani”.

Khuxhetul-islam Kazem Sadeghi në një pjesë tjetër të fjalës së tij vuri në dukje edhe zgjedhjet parlamentare në Iran dhe tha: “Parlamenti i njëmbëdhjetë i Iranit duhet të formohet në peshoren e qytetarëve dhe mbi gjakun e gjeneralit të martirizuar Kasem Solejmani dhe qytetarët të mos i votojnë ata të cilët janë të dashuruar pas të huajve”.

 

Tags

Komente