Shkurt 15, 2020 08:46 Europe/Tirane
  • Domosdoshmëria e bashkimit të vendeve islamike dhe boshtit të rezistencës për dëbimin e forcave amerikane nga rajoni

Sot rezistenca nuk kryhet vetëm nga Irani por ajo përfshin një territor të gjerë nga deti i Kuq e deri në detin Mesdhe, nga lëvizja Ansarullah në Jemen e deri tek Hezbullahu në Liban.

Komandanti i forcave ajrore-hapësinore të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se të gjitha vendet islame dhe Boshti i Rezistencës duhet të kenë uniteti për t’i dëbuar forcat amerikane nga rajoni. Gjeneral Amir Ali Haxhizade, komandanti i forcave ajrore-hapësinore të Gardës Revolucionare të Iranit në një intervistë me kanalin televiziv Al Masira të Jemenit, theksoi: “Sot Boshti i Rezistencës nuk është vetëm Irani, por fusha e Boshtit të Rezistencës shtrihet nga Deti i Kuq deri në Detin Mesdhe dhe nga lëvizja Ansarullah e Jemenit deri te Hezbullahu i Libanit”. Gjeneral Haxhizade në këtë intervistë foli edhe për humbjet e ushtrisë amerikane në bazën Ajnul-Asad të Irakut dhe tha: “Mospranimi i vrasjeve të ushtarëve amerikanë në Ajnul-Asad nga ana e qeverisë së Amerikës, tregon poshtërimin e autoriteteve amerikane”. Komandanti i forcave ajrore-hapësinore të Gardës Revolucionare të Iranit vuri në dukje pohimin e amerikanëve për dëmtimet në tru të disa ushtarëve të Amerikës si pasojë e sulmeve raketore të Gardës Revolucionare të Iranit në bazën Ajnul-Asad, tha: “Uashingtoni në të ardhmen do të pohojë vrasjen e ushtarëve për të cilët tani pretendon se kanë pësuar goditje në tru”. Ajetollah Khamenei lideri suprem i revolucionit islamik në mesazhin e tij me rastin e fitores së popullit libanez në luftë ka thënë: Libani ka ndriçuar me anë të begatisë së vullnetit dhe trimërisë së popullit. Armiku kujtonte se duke sulmuar Libanin do të godiste pjesën më t dobët të zinxhirit të vendeve rajonale dhe në këtë mënyrë do të mundësonte nisjen e zbatimit të objektivit të tij në rajon. Mirëpo populli libanez, të rinjtë trima dhe politikanët inteligjentë me shuplakën e tyre e bënë armikun të zgjohet nga gjumi i iluzionit dhe të shikojë të vërtetën. Një nga pasojat më të mëdha të disfatës së regjimit sionist ishte humbja e vetëbesimit të ushtrisë sioniste e cila më parë veten e konsideronte të pathyeshme. Më 8 janar në kohën garda revolucionare iu përgjigj krimit të Amerikës në ekzekutimin e gjeneral Kasem Sulejmanit, komandantit të forcave Kods të gardës revolucionuare, ajo qëlloi me 13 raketa bazën ushtarake Ainul Asad në Irak dhe kjo ishte nisja e një faqeje të re të historisë së rezistencës. Përgjigjja që Irani u dha terroristëve amerikanë në rajon, bëri që shumë analistë të strategjisë të parashtrojnë teori të reja mbi fuqinë e frontit të rezistencës në përballje me pushtuesit. Në këto teori është pohuar realiteti i fuqisë së rezistencës, si një prej lojtarëve kryesorë rajonalë. Thyerja e ISIS në Irak, fitorja e rezistencës siriane dhe fitoret e Ansarullah në Jemen janë disa nga sukseset e rëndësishme të frontit të rezistencës në rajon. Përmbledhja e këtyre zhvillimeve ka çuar në faktin real që rezistenca është kthyer në një prej lojtarëve kryesorë të rajonit. Ibrahim Muhamed Dimali ambasador i Jemenit në Iran në konferencën ndërkombëtare martir Sulejmani, gjeografia e rezistencës dhe siguria botërore, ka thënë: Sulmi me raketa i Iranit ndaj bazës ushtarake Ainul Asad, ishte një shuplakë dhe forcat e rezistencës do të bëjnë edhe më shumë veprime me ndikim dhe do të tregojnë se fronti i rezistencës do të jetë ndikues dhe aktiv. Gjeneral Kasem Sulejmani komandant I forcave Kods të gardës revolucionare dhe Abu Mehdi Muhandes zv/kreu I forcave të mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak së bashku me 8 shoqëruesit e tyre, janë martirizuar më 3 janar të këtij viti pas një sulmi terrorist ajror të forcave amerikane në afërsi të aeroportit të Bagdadit. Gjeneral Kasem Sulejmani i ishte figura kryesore e luftës kundër grupeve terroriste dhe takfiriste si ISIS në rajonin e Azisë perëndimore.

Tags

Komente