Shkurt 15, 2020 08:47 Europe/Tirane
  • Zarif: Amerika me injorancë dhe informacione të gabuara, Azinë Perëndimore e çoi në buzë të luftës

Muhamed Xhavad Zarif duke përmendur krimin e Amerikës në ekzekutimin e gjeneral Kasem Sulejmanit, komandantit të forcave Kods të gardës revolucionare ka thënë: Amerika me injorancë dhe informacione të gabuara, rajonin e Azisë Perëndimore e çoi deri në buzë të luftës.

Në kuadër të konferencës së sigurisë në Munih, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit zhvilloi një intervistë me kanalin televiziv NBC, deklaroi se në muajin Janar dhe në kulmin e krizës së krijuar për shkak të ekzekutimit të gjeneral Kasem Sulejmanit, Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit ka dërguar letra të papërshtatshme për Iranin, letra që kishin përmbajtje kërcënuese, por Teherani i ka dhënë atij një përgjigje të fortë. Zarif kritikoi qeverinë amerikane për shkak të nisjes së krizës me Iranin dhe pasi deklaroi se kjo krizë përfundon me tërheqjen e Trump, shtoi: Amerika është përgjegjëse për  veprimet e saj. Zarif hodhi poshtë pretendimet e Uashingtonit se Teherani kontrollon grupet e rezistencës në Irak dhe në Liban dhe shtoi: Gjeneral Kasem Sulejmani përpara ekzekutimit dhe martirizimit të tij, është përpjekur të ulë tensionet në Irak. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit Muhamed Xhavad Zarif gjithashtu ditën e premte në kuadër të konferencës së sigurisë në Munih deklaroi: Në rast se Evropa zbaton zotimet e saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore, Irani menjëherë do të heqë dorë nga ulja e zotimeve. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka shkruar në Munih të Gjermanisë për të marrë pjesë në konferencën e sigurisë. Ai gjatë qëndrimit në këtë konferencë është takuar me ministrat e jashtëm të Kroacisë, Omanit, Kinës, Finlandës, Çekisë, Vatikanit, Kanadasë dhe anëtarët e grupit The Elders, si dhe me kryeministrin e Kanadasë.

Tags

Komente