Shkurt 15, 2020 15:34 Europe/Tirane
  • Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit: Qëndresa e popullit të Iranit ka mahnitur vëzhguesit botërorë

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit vuri në dukje pjesëmarrjen e gjerë të popullit të Iranit në marshin manifestues me rastin e 22 Bahmanit, 41 vjetorit të fitores së Revolucionit Islamik dhe gjithashtu në funeralin e martirit gjeneral Kasem Solejmani, komandantit të forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit dhe theksoi se qëndresa dhe durimi i popullit të Iranit përball presioneve të barbarizmit të Amerikës, ka mahnitur vëzhguesit botërorë.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, ditën e shtunë në takim me elegjistët dhe lavdëruesit e Ehli Bejtit (a.s.), tha se një prej detyrave të rëndësishme të aktivistëve fetarë dhe kulturorë është përhapja dhe thëllimi sa më shumë i stilit të jetës islame, ndërsa theksoi: "Nëse dëshirojmë përball sulmeve kulture të armikut ta drejtojmë në rrugë të drejtë dhe islame stilin e jetës, atëherë e vetmja rrugë është zhvillimi i faktorëve kulturorë".  

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në vazhdim vlerësoi se një prej mësimeve të larta fetare dhe elementëve të stilit islam të jetës është kultura e guximit dhe mosfrikësimi nga armiku dhe mbështetja te Zoti, ndërsa tha: "Nëse në ditën e para të Revolucionit do të thuhej se Irani në fushën e zhvillimit shkencor dhe teknologjik dhe pozitës politike dhe ndikimit rajonal do të arrijë në nivelin e sotshëm, askush nuk do të besonte. Mirëpo populli i Iranit duke u mbështetur te Zoti, nuk u frikësua nga asnjë fuqi tjetër dhe ka arritur deri në këtë nivel të zhvillimit dhe progresit".

Ajetullah Khamenei gjithashtu vuri në dukje programet qendrave propagandistike dhe mediale të perëndimit për ta bindur popullin e Iranit që të dorëzohet përball Amerikës dhe theksoi: "Populli i Iranit deri më tani ka qëndruar dhe do të qëndrojë edhe tani e tutje, mirëpo nuk duhet harruar se qëndresa dhe rezistenca ka nevojë për furnizimin e vazhdueshëm të shoqërisë me forcën spirituale dhe morale. Shpirti i heroizmit në Republikën Islamike të Iranit vazhdon të jetë i gjallë. Populli i Iranit në të gjitha fushat që ka qenë e nevojshme, ka qenë i pranishëm në skena të zhvillimeve shoqërore dhe politike, por vazhdimësia e këtij morali ka nevojë për thellimin e njohurive fetare dhe zhvillimin e faktorëve kulturor-fetar".

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit këto detyra të mëdha i vlerësoi përgjegjësie edhe të komunitetit organizator të aktiviteteve fetare dhe tha: "Me mirësinë e Zotit të madhëruar, Republika Islamike e Iranit në të gjitha fushat dhe sferat e jetës posedon elementë dhe potenciale të mëdha, prandaj me ndihmën e Zotit, populli i Iranit do të jetë ngadhënjimtar".

 

Tags

Komente