Shkurt 15, 2020 16:14 Europe/Tirane
  • Ministrat e jashtëm të Iranit dhe Ukrainës bisedojnë rreth aksidentit të rrëzimit të avionit

Ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe Ukrainës gjatë punimeve të konferencës për siguri në Munih kanë biseduar në lidhje aksidentin e rrëzimit të avionit ukrainas.

Zyra informative e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit dhe Vadym Prystaiko, ministri i punëve të jashtme të Ukrainës, ditën e shtunë gjatë punimeve të konferencës për siguri të Munihut, kanë theksuar përpjekjet për lehtësimin e dhimbjeve të familjarëve të viktimave të shkaktuara nga rrëzimi i avionit ukrainas.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit sot gjithashtu ka zhvilluar takime dhe bisedime me anëtarët e Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë të Bashkimit Evropian në lidhje me marrëveshjen bërthamore dhe zotimet e Evropës në këtë drejtim si dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

 

Tags

Komente