Shkurt 15, 2020 16:23 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë kontaktet dhe takimet e Zarif në konferencën për siguri në Munih

Ministri i punëve të jashtme të Iranit në vazhdën e takimeve të tij gjatë punimeve të konferencës për siguri në Munih, është takuar me ministrat e jashtëm të Spanjës, Japonisë dhe me kryetarin e fraksionit të partisë popullore në Parlamentin e Evropës.

Zyra informative e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif në takim me Arancha Gonzalez Laya, ministre e punëve të jashtme të Spanjës që u zhvillua ditën e shtunë gjatë punimeve të konferencës për siguri në Munih, ka biseduar në lidhje me rrugën për zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale, mundësitë për forcimin e mirëbesimit dhe bashkëpunimit mes Iranit dhe Evropës sidomos në fushën e zbatimit të marrëveshjes bërthamore.

Situata në rajonin e Azisë Perëndimore dhe realitetet e brendshme të Amerikës ishin prej temave të tjera të bisedimeve mes ministrit të jashtëm të Iranit dhe ministres së jashtme të Spanjës.

Muhamed Xhavad Zarif gjithashtu në takim me Manfred Weber, kryetarin e fraksionit të partisë së popullore në Parlamentin Evropian, ka diskutuar për zotimet e Evropës në marrëveshjen bërthamore dhe për reduktimin e zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore si dhe për situatën në rajonin e Azisë Perëndimore.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit në takim me Toshimitsu Motegi, ministrin e punëve të jashtme të Japonisë, ka biseduar në lidhje me marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet e tjera të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare.

 

Tags

Komente