Shkurt 15, 2020 17:47 Europe/Tirane
  • Posterat e Gjeneral Soleimanit në mbarë Italinë

Një grup evropian ka filluar një fushatë përkujtimi në të gjithë Italinë për gjeneralin martir iranian Kasem Soleimani i cili u vra nga forcat amerikane në Irak në janar.

Fronti Evropian i Solidaritetit për Sirinë (ESFS), i cili nisi një fushatë për nder të Gjeneral Soleimanit , vendosi postera të tij në të gjithë Italinë. Fotografitë u vendosën në shumë qytete duke filluar nga Roma, Milano dhe Torino, dhe përshkruanin veprën e Gjeneral Soleimanit, ndërsa përdoruesit e mediave sociale kanë reaguar me lëvdata për gjeneralin iranian. Një poster, i vendosur në një pikë qendrore pranë Koloseut në Romë, lexonte: "Për nder të Kasem Soleimanit". Krahas fotos ishte shkruar një thënie e Gjeneral Soleimanit: "Ekziston një parajsë tjetër. Kjo është fusha e betejës për mbrojtjen e atdheut tuaj". Në faqen e saj në Facebook, ESFS shkroi se fushata kishte për qëllim të nderonte "kujtesën e një burri, devotshmëria dhe përkushtimi i të cilit për kauzën e lirisë dhe sovranitetit të kombeve ka inkurajuar dhe frymëzuar miliona burra dhe gra të lirë në botë". "Gjeneral Soleimani përfaqësoi dhe ende përfaqëson një nga shembujt më të rëndësishëm të një atdhetari në shërbim të atij ideali që kurrë në botë, direkt ose indirekt, nuk lejon që një komb të pengojë autonominë legjitime të një kombi tjetër ose të shtypë një popull që është kundër tij, "ka shkruar ESFS në faqen e saj në Facebook. Grupi gjithashtu e përshkroi vrasjen e Gjeneral Soleimanit si një "akt të pajustifikueshëm të barbarisë dhe paragjykimit".

 

Tags

Komente