Shkurt 15, 2020 20:49 Europe/Tirane
  • Të frikësuar nga SHBA, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nuk janë të gatshme të ulin tensionet me Iranin

Ministri i Jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif deklaroi se Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nuk janë të gatshme të ulin tensionet me Iranin, ndoshta sepse Shtetet e Bashkuara i kanë paralajmëruar ata të mos zhvillojnë ndonjë dialog me Republikën Islamike.

"Janë një ose dy vende, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët dëshirojnë të ketë tension në rajonin tonë," tha Zarif ndërsa foli të shtunën në panelin diskutues 'Një bisedë me Iranin' gjatë Konferencës së 56-të të Sigurisë së Mynihut (MSC) në Gjermani. Ai shtoi se disa vende të rajonit, përfshirë Kuvajtin, Katarin, Omanin dhe Irakun, i janë përgjigjur pozitivisht nismës së Iranit për paqe në Hormuz që synon të garantojë sigurinë në Gjirin Persik. Më tej në fjalën e tij, Zarif tha se Irani mori një mesazh nga Arabia Saudite pas vrasjes së gjeneral-lejtnant Kasem Soleimani nga forcat amerikane në Irak, "por, ne e pasuam atë, ata jo." Në mesazhin e tyre, sauditët thanë se "ne duam të kemi një dialog të bazuar në respekt" me Iranin, tha Zarif, duke shtuar: "Ne thamë menjëherë po, por s'kemi marrë përgjigje." Kur u pyet nëse ai mendon se ndoshta Shtetet e Bashkuara i kishin paralajmëruar sauditët kundër dialogut me Iranin, Zarif tha: "Unë mendoj se ata vepruan kështu".

 

Tags

Komente