Shkurt 16, 2020 08:29 Europe/Tirane
  • Zarif, e cilëson të domosdoshme vendosjen e sigurisë nga vetë vendet e rajonit

Teherani, sigurinë e vendeve fqinje e konsideron siguri të tij dhe është I gatshëm të bashkëbisedojë me fqinjët.

Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit i cili ndodhet për një vizitë në Gjermani ku po merr pjesë në samitin e konferencës së sigurisë në Munih, në një intervistë për agjencinë BBC deklaroi se Irani nuk kërkon tensione me fqinjët. Shefi i diplomacisë iraniane vuri në dukje se Kuvajti, Katari, Omani dhe Iraku në fillim i janë përgjigjur iniciativës së Iranit për planin e Paqes së Hormuzit dhe për sigurinë në ngushticën e Hormuzit dhe gjirin Persik shtoi se deri tani Teherani nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga Arabia Saudite, Bahrejni dhe EBA. Ministri i Jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif deklaroi se Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nuk janë të gatshme të ulin tensionet me Iranin, ndoshta sepse Shtetet e Bashkuara i kanë paralajmëruar ata të mos zhvillojnë ndonjë dialog me Republikën Islamike. "Janë një ose dy vende, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët dëshirojnë të ketë tension në rajonin tonë," tha Zarif ndërsa foli të shtunën në panelin diskutues 'Një bisedë me Iranin' gjatë Konferencës së 56-të të Sigurisë së Munihut (MSC) në Gjermani. Ai shtoi se disa vende të rajonit, përfshirë Kuvajtin, Katarin, Omanin dhe Irakun, i janë përgjigjur pozitivisht nismës së Iranit për paqe në Hormuz që synon të garantojë sigurinë në Gjirin Persik. Më tej në fjalën e tij, Zarif tha se Irani mori një mesazh nga Arabia Saudite pas vrasjes së gjeneral-lejtnant Kasem Sulejmani nga forcat amerikane në Irak, "por, ne e pasuam atë, ata jo." Në mesazhin e tyre, sauditët thanë se "ne duam të kemi një dialog të bazuar në respekt" me Iranin, tha Zarif, duke shtuar: "Ne thamë menjëherë po, por s'kemi marrë përgjigje." Kur u pyet nëse ai mendon se ndoshta Shtetet e Bashkuara i kishin paralajmëruar sauditët kundër dialogut me Iranin, Zarif tha: "Unë mendoj se ata vepruan kështu". Më herët Muhamed Xhavad Zarif duke përmendur krimin e Amerikës në ekzekutimin e gjeneral Kasem Sulejmanit, komandantit të forcave Kods të gardës revolucionare ka thënë: Amerika me injorancë dhe informacione të gabuara, rajonin e Azisë Perëndimore e çoi deri në buzë të luftës. Në kuadër të konferencës së sigurisë në Munih, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit zhvilloi një intervistë me kanalin televiziv NBC, deklaroi se në muajin Janar dhe në kulmin e krizës së krijuar për shkak të ekzekutimit të gjeneral Kasem Sulejmanit, Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit ka dërguar letra të papërshtatshme për Iranin, letra që kishin përmbajtje kërcënuese, por Teherani i ka dhënë atij një përgjigje të fortë. Zarif kritikoi qeverinë amerikane për shkak të nisjes së krizës me Iranin dhe pasi deklaroi se kjo krizë përfundon me tërheqjen e Trump, shtoi: Amerika është përgjegjëse për  veprimet e saj. Zarif hodhi poshtë pretendimet e Uashingtonit se Teherani kontrollon grupet e rezistencës në Irak dhe në Liban dhe shtoi: Gjeneral Kasem Sulejmani përpara ekzekutimit dhe martirizimit të tij, është përpjekur të ulë tensionet në Irak. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit Muhamed Xhavad Zarif gjithashtu ditën e premte në kuadër të konferencës së sigurisë në Munih deklaroi: Në rast se Evropa zbaton zotimet e saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore, Irani menjëherë do të heqë dorë nga ulja e zotimeve. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka shkruar në Munih të Gjermanisë për të marrë pjesë në konferencën e sigurisë. Ai gjatë qëndrimit në këtë konferencë është takuar me ministrat e jashtëm dhe funksionarë të shumë vendeve të botës.

Tags

Komente