Shkurt 16, 2020 15:34 Europe/Tirane
  • Musavi: Heshtja e Bashkësisë Ndërkombëtare i ka bërë më të guximshëm kriminelët në vrasjen së civilëve jemenas

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme ka dënuar ashpër sulmin kriminal të forcave të koalicionit agresor të Arabisë Saudite në qytetit Al-Masloub në provincën Al-Xhuf të Jemenit.

Në sulmin ajror të së premtes në mbrëmje të koalicionit agresor të Arabisë Saudite në qytetin Al-Masloub në provincën Al Xhuf në veri të Jemenit, janë vrarë dhe plagosur të paktën 40 civilë jemenas.

Sejed Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e diele duke shprehur solidaritet me familjet e viktimave të sulmit të koalicionit agresor saudit në qytetin Al-Masloub të Jemenit, deklaroi: "Në çdo kohë kur forcat e koalicionit agresor të Arabisë Saudite në fronte të luftës pësojnë disfata poshtëruese, koalicioni agresor i Arabisë Saudite me armatimet amerikane vrasin në mënyrë jo burrërore gratë dhe fëmijët dhe popullatën civile të Jemenit".

Musavi duke theksuar se katastrofa njerëzore në Jemen duhet të marrë fund, shtoi: "Heshtja e Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj krimeve të luftës në Jemen, i ka bërë edhe më të guximshëm autorët e këtyre krimeve që të vrasin edhe më shumë popullatën civile të Jemenit dhe po bëhet shkak të vazhdojë shkelja e të gjitha ligjeve ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut".

 

Tags

Komente