Shkurt 16, 2020 16:34 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm iranian takohet me homologët e tij nga Kuvajti dhe Sllovenia

Ministri punëve të jashtëm të Iranit është takuar dhe ka biseduar me ministrat e jashtëm të Kuvajtit dhe Sllovenisë ku ka diskuar zgjerimin e bashkëpunimeve bilateral.

Zyra informative e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm i Iranit, ditën e diele gjatë punimeve të konferencës për siguri të Munihut, në takim me Sheik Ahmed Naser Al-Hamad Al-Sabah, ministri i punëve të jashtme të Kuvajtit, ka biseduar në lidhje me marrëdhëniet bilaterale, sigurinë e rajonit dhe marrëdhëniet me vendet e Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik.  

Ministri i punëve të jashtme të Iranit gjithashtu është takuar edhe me Miro Cerar, ministrin e jashtëm të Sllovenisë, me të cilin ka biseduar në lidhje me çështje me interesa të përbashkët të të dy vendeve.

Muhamed Xhavad Zarif gjatë qëndrimit në Munih është takuar edhe me Masrour Barzani, kryeministrin e rajonit të Kurdistanit të Irakut, me të cilin ka biseduar në lidhje me çështjet e Irakut, Sirisë dhe luftës kundër terrorizmit.

 

Tags

Komente