Shkurt 16, 2020 20:12 Europe/Tirane
  • OKB: Marjam Mirzakhani një nga 7 shkencëtaret më me ndikim në botë

Organizata e Grave në OKB, e cila përpiqet të fuqizojë gratë në të gjithë botën, më 7 shkurt, festoi Ditën Botërore të Grave dhe Vajzave Shkencëtare dhe pararendëse në Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë duke e prezantuar shkencëtaren iraniane znj. Marjam Mirzakhani si një nga 7 shkencëtaret më me ndikim në botë.

Në raportin e kësaj organizate thuhet: "Shumë gra dhe vajza të talentuara kanë lëvizur përtej kufijve të njohurive shkencore dhe kërkuan zgjidhje për sfidat e përditshme globale. Përpjekjet e tyre kanë ndryshuar pikëpamjen tonë për botën, dhe tregimet dhe kujtimet e tyre meritojnë të tregohen dhe të përcillen. Me këtë rast, në Ditën Ndërkombëtare të Grave Shkencëtare, ne kemi zgjedhur vetëm shtatë gra shkencëtare që ju duhet t'i njihni dhe t'i vlerësoni. Një nga këto gra është Marjam Mirzakhani. Kur ishte një vajzë e vogël në Teheran, ajo ëndërronte të bëhej shkrimtare. Kjo ëndërr vazhdoi deri në shkollën e mesme, përpara se të zbulonte talentin e saj për matematikë - një lëndë që e tërhoqi atë për gjithë jetën. Në vitin 1994, Mirzakhani u zgjodh si studentja e parë femër iraniane që fitoi një medalje të artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës, duke fituar 41 pikë nga 42 pikë të mundshme, dhe në vitin 2015 ajo arriti një rezultat shumë të lartë. Ai mori doktoraturën nga Universiteti i Harvardit dhe ishte një mendimtare e shquar në fushën e dinamikës dhe gjeometrisë komplekse. Marjam Mirzakhani ishte matematiciene e njohur iraniane dhe profesoreshë në universitetin Stanford, e cila në vitin 2014 për shkak të kryerjes së hulumtimeve në fushën dinamikës dhe gjeometrisë, është shpallur femra e parë që ka fituar medaljen "Filds" si çmimi më i lartë botëror në fushën e matematikës. Kjo gjeni e shkencës së matematikës pas një lufte katër vjeçare me sëmundjen e kancerit, ka vdekur më 15 janar 2017".

 

Tags

Komente