Shkurt 16, 2020 20:12 Europe/Tirane
  • Bashar al-Asad: Sirianët do të çlirojnë të gjithë vendin nga zgjedha e terroristëve

Presidenti sirian Bashar al-Asad deklaroi se sirianët janë të vendosur të çlirojnë të gjithë vendin nga kthetrat e terroristëve takfiristë të sponsorizuar nga të huajt, ndërsa vazhdon një sulm në shkallë të plotë nga ushtria siriane në provincën veriperëndimore të Idlibit, bastioni i fundit i terroristëve pas një lufte të përgjakshme nëntë-vjeçare.

Asad i bëri komentet të dielën në kryeqytetin Damask, gjatë një takimi me Kryetarin e Parlamentit të Iranit Ali Larixhani dhe delegacionin e tij shoqërues. Qeveritë armiqësore ndaj kombit sirian, tha Asad, ende po përpiqen të mbështesin terroristët që kanë marrë peng civilët dhe i përdorin ata si mburoja njerëzore kundër avancimit të trupave siriane në Idlib. Presidenti sirian tha se gjërat nuk mund të qëndrojnë në gjendjen aktuale në kurriz të jetës së sirianëve dhe sigurisë dhe stabilitetit të Sirisë. Larixhani, nga ana e tij, afirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Islamike për qeverinë siriane në luftën e saj kundër terrorizmit. Ai gjithashtu uroi Presidentin sirian për fitoret e rëndësishme që trupat qeveritare kanë arritur kundër terroristëve në Idlib, duke thënë se ai besonte thellësisht se sirianët ishin plotësisht të aftë për të çliruar tërë tokën e tyre dhe të rivendosin statusin e Sirisë në rajon. Ai gjithashtu theksoi se fitoret e arritura çdo ditë në terren nga Ushtria Siriane janë dëshmi e qartë e fitores absolute të vullnetit të fortë përballë të gjitha projekteve konspirative të armiqve të Sirisë.

 

Tags

Komente