Shkurt 17, 2020 08:23 Europe/Tirane
  • Konferencë shtypi e presidentit të Republikës Islamike të Iranit

Hasan Ruhani presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në takimin e 14-të me gazetarë vendas e të huaj, u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Në këtë konferencë presidenti iranian foli mbi negociatat me Amerikën, përgjigjen që Irani i dha krimit terrorist të Amerikës në ekzekutimin e gjeneral Kasem Sulejmanit, mbi zgjedhjet parlamentare dhe çështje të tjera. Kjo intervistë mund të përmblidhet në tre aspekte të përgjithshme.

Së pari: Ishte prezantimi i frymës arrogante dhe hegjemoniste të Amerikës dhe objektivat që qëndrojnë pas presionit maksimal ndaj marrëveshjes bërthamore. Amerika ka nisur fushatën për shkatërrimin e marrëveshjes bërthamore me anë të presioneve maksimale, sipas përllogaritjeve të gabuara për të detyruar Iranin që të tërhiqet dhe të futet në bisedime për të pranuar kërkesat e imponuara prej tyre, mirëpo ky objektiv nuk do të realizohet kurrë. Fjalimi i mbajtur dje nga presidenti iranian e tregon më së miri qëndrimin e Iranit. Presidenti i Iranit Hasan Ruhani deklaroi se politika e SHBA për ushtrimin e 'presionit maksimal' mbi Iranin tashmë ka dështuar dhe të gjitha indekset ekonomike tregojnë se Irani ka tejkaluar fazën më të keqe të kësaj politike. Ruhani i bëri deklaratat të dielën në një konferencë shtypi me mediat vendase dhe ndërkombëtare në Teheran, duke thënë: "Të gjitha indekset ekonomike tregojnë se ne kemi tejkaluar fazën më të keqe të politikës së presionit maksimal të SHBA. Amerikanët kanë arritur në përfundimin se rruga që ata kanë zgjedhur për t'u përballur me Iranin ka qenë e bazuar në një strategji të gabuar ”. Ai shtoi: "Ata menduan se mund të përdorin presionin maksimal për të na detyruar të ulemi në tryezën e bisedimeve nga një pozitë e dobët, por kjo është e pamundur të ndodhë dhe ne kemi biseduar me botën me fuqi dhe dinjitet, por kurrë nuk do të bëjmë negociata nga një pozicion i dobët.

Së dyti: është çështja e sigurisë dhe e sfidave të krijuara nga veprimtaria e njëanshme e Amerikës në rajon. " I pyetur në lidhje me pasojat e rizgjedhjes së mundshme të Donald Trump si President i SHBA-së pas dështimit të fajësimit të tij në Senatin e SHBA, Ruhani tha: "Partia në pushtet në Shtetet e Bashkuara nuk ka aspak rëndësi për ne. Ajo që është e rëndësishme për ne janë interesat tona kombëtare ". Ruhani shtoi se udhëheqësit e tanishëm të Shteteve të Bashkuara janë nën ndikimin e izraelitëve dhe disa vendeve reaksionare në rajon dhe besojnë në ushtrimin e presionit ndaj Iranit, por ata nuk kanë arritur ta detyrojnë Iranin të nënshtrohet. I pyetur në lidhje me mesazhet e dërguara në Iran nga Arabia Saudite, Ruhani tha: "Ne nuk kemi asnjë problem të ndërlikuar dhe të pazgjidhshëm me Arabinë Saudite dhe kurdo që Arabia Saudite të jetë gati, çështjet midis nesh mund të diskutohen. Megjithatë, çështja më e rëndësishme në rajon është aktualisht çështja e Jemenit". Duke vënë në dukje se Riadi bëri një "gabim të madh" në Jemen pasi mendoi se brenda disa ditësh ose muajsh do të mund ta detyronte këtë vend të nënshtrohej, Presidenti iranian theksoi se Arabia Saudite ka kryer një masakër të paparë në vendin e varfër arab. Ne gjithmonë kërkojmë sigurinë e rajonit dhe martiri gjeneral Kasem Sulejmani ishte ndër ata që përpiqej për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin e ndjeshëm të gjirit Persik dhe në Azinë Perëndimore. Gjeneral Kasem Sulejmani kishte shkuar në Irak për të biseduar me kryeministrin e qeverisë së Irakut, në kohën kur u ekzekutua në formë të tmerrshme dhe burracake.

Së treti: presidenti Iranian foli mbi çështjen e zgjedhjeve që do të mbahen ditën e premte. Presidenti Hasan Ruhani në përgjigje të pretendimeve të Brian Hook, i cili ka pretenduar se zgjedhjet në Iran janë false dhe sipërfaqësore deklaroi: Demokracia në Republikën Islamike të Iranit është më reale sesa në vendet e tjera të botës dhe më reale edhe sesa në disa  vende perëndimore dhe Amerika. Eksperienca 41-vjecare ka treguar se organizimi i zgjedhjeve është në interesa të Iranit dhe në dëm të armiqve. Për këtë arsye Amerika gjithmonë mundohet të ulë sa më shumë masën e pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhje. Por populli iranian me pjesëmarrjen masive të tij në zgjedhje gjithmonë i ka dhënë një përgjigje dërrmuese armiqve.

 


 

Tags

Komente