Shkurt 17, 2020 14:52 Europe/Tirane
  • Ruhani: Krerët e botës kanë mbetur të mahnitur me qëndresën e popullit të Iranit përball presioneve të armiqve

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje komplotet e armiqve për ta ndalur procesin e zhvillimit të Iranit, deklaroi se krerët e shteteve të ndryshme gjithnjë kanë lavdëruar rezistencën dhe qëndresën e popullit të Iranit përball presioneve të armiqve.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në ceremoninë përmbyllëse të sesionit të 33-të të festivalit ndërkombëtar "Kharezmi" dhe gjatë ndarjes së çmimeve të këtij festivali, ka thënë: "Të gjithë krerët shteteve perëndimore dhe evropiane janë shprehur të çuditur se si populli i Iranit po reziston dhe qëndron përball të gjitha këtyre presioneve dhe po vazhdon progresin në fusha të ndryshme të shkencës dhe teknologjisë".

Husejn Ruhani në vazhdim vuri në dukje progreset e Iranit në fusha të ndryshme dhe tha: "Në kohën kur ekspertët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike kanë vizituar qendrat atomike të Iranit pas reduktimit të zotimeve në marrëveshjen bërthamore dhe vendimin e Iranit për rifillimin e aktiviteteve, janë shprehur të çuditur nga shpejtësia e progresit të Iranit në prodhimin e centrifugave".

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje progresin në fushën ajrore-hapësinore dhe deklaroi: "Irani ka bërë hapa shumë pozitive në këtë fushë dhe po vazhdon proceset hulumtuese".

 

Tags

Komente