Shkurt 17, 2020 15:07 Europe/Tirane
  • Musavi: Populli i Iranit është i mësuar me deklaratat kontradiktore të autoriteteve amerikane

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit vuri në dukje deklaratat e disa autoriteteve amerikane në lidhje me zgjedhjet në Republikës Islamike të Iranit dhe tha: "Popullit me dinjitet i Iranit është i mësuar me deklarata të tilla kontradiktatore të amerikanëve.

Brayan Hook, përfaqësuesi special i DASH për çështje të Iranit, ditën e premte ka publikuar një video në lidhje me zgjedhjet parlamentare në Iran dhe pretendoi se fituesit dhe humbësit e këtyre zgjedhjeve janë përcaktuar para zgjedhjeve.

Sejed Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, të hënën deklaroi se përkushtimi i Republikës Islamike të Iranit ndaj çështjes së zgjedhjeve pozicionohet në një pozitë të lartë në nivel botëror dhe sidomos në nivel të rajonit të Azisë Perëndimore dhe theksoi: "Autoritetet amerikane më mirë është që në vend të vendosjes në pikëpyetje të zgjedhjeve në Iran, t'i japinë përgjigje pyetjeve dhe dilemave të një pjese të gjerë të qytetarëve dhe intelektualëve të Amerikës dhe të botës".

Musavi vuri në dukje marrëdhëniet e gjera të regjimit të Amerikës me vendet të cilat nuk kanë as format më elementare dhe më të thjeshta të zgjedhjeve, shtoi: "Pretendimet e autoriteteve të Uashingtonit në lidhje me zgjedhjet në Iran bëhen në kohën kur vota e shumicës së qytetarëve të Amerikës anashkalohet duke marrë parasysh mekanizmat jotransparent dhe të komplikuar të zgjedhjeve presidenciale në këtë vend".

Zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në Iran organizohen më 21 shkurt 2020, në 208 zona zgjedhore në të gjithë Iranin.

Tags

Komente