Shkurt 17, 2020 20:13 Europe/Tirane
  • Gjeneral Husein Salami: Izraeli nuk mund t'u mbijetojë raketave tona

Sipas një ushtaraku të lartë iranian, të gjitha zonat e okupuara nga regjimi izraelit janë brenda rrezes së goditjes së Boshtit të Rezistencës.

Komandanti i Përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit, Gjeneral Husein Salami ka paralajmëruar se të gjitha zonat palestineze nën okupimin izraelit mund të goditen në mënyrë të përsosur nga Irani. Izraelitët do të bënin mirë të rishikojnë historinë dhe të mësojnë prej saj, tha ai, duke shtuar se izraelitët nuk duhet të përsërisin të njëjtat gabime si disa vende që janë mbështetur në Shtetet e Bashkuara. “Ne i ftojmë izraelitët të jenë të kujdesshëm në sjelljen e tyre. Ata janë shumë më të prekshëm se amerikanët sipas llogaritjeve tona. Të gjitha zonat e okupuara nga Izraeli janë brenda rrezes së sulmeve tona, të cilat jo domosdoshmërisht do të fillojnë nga Irani. Tani izraelitët mund të dëgjojnë thirrjen çlirimtare të Umetit Islamik afër kufijve të tyre. Ka mundësi të shumta për shkatërrimin e regjimit të Izraelit ", tha Gjeneral Major Husein Salami, komandant i përgjithshëm i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik, të hënën, 17 shkurt, në një intervistë ekskluzive me kanalin televiziv libanez Al-Mayadeen. Izraelitët, me veprimet e tyre, do të shkojnë drejt humbjes së tyre, tha komandanti iranian. "Ata janë të rrethuar në një zonë të kufizuar gjeografike, dhe realiteti është se asnjë mur ndarës dhe asnjë gardh sigurie, apo edhe ushtarët frikacakë nuk do të jenë në gjendje t'i mbrojnë ata", shtoi ai. Më tej në intervistën e tij, Gjeneral Salami foli mbi reagimin e Iranit ndaj vrasjes së Gjeneralit Soleimani i cili, tha ai, pasi theu madhështinë artificiale të Shteteve të Bashkuara, duhet të ishte një mesazh i qartë dhe i kuptueshëm për botën. "Duke dëshmuar fuqinë e Iranit, përgjigja ndaj Shteteve të Bashkuara për vrasjen e Gjeneral Soleimanit ishte e kufizuar, por strategjike dhe mbrojtëse," tha Komandanti i Përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit. "Ne kemi dashur të befasojmë amerikanët dhe t'i bëjmë ata të kuptojnë se duhet të rishikojnë llogaritjet e tyre në lidhje me Iranin," tha ai, duke shtuar: "Sulmi kundër bazës amerikane Ain al-Asad në Irak ishte kirurgjikal, por shtrirja e tij shkoi përtej rajonit të Lindjes së Mesme, një veprim në shkallë taktike, por me dimensione ndërkombëtare që mund të përshkruhet si strategjik ".

 

Tags

Komente