Shkurt 18, 2020 16:43 Europe/Tirane
  • Speciale me rastin e fitores së revolucionit islamik

Qeveria amerikane në 41 vitet e kaluara, në forma të ndryshme ka ndjekur program armiqësor kundër Republikës Islamike të Iranit. Në prag të 41-vjetorit të fitores së Revolucionit Islamik, me dy programe do të analizojmë armiqësitë e SHBA ndaj Republikës Islamike të Iranit të cilat do të shqyrtohen në kontekstin e strategjive të Uashingtonit kundër Teheranit.

Qeveria amerikane me pa dyshim ka qenë armiku më i rëndësishëm i shtetit dhe kombit iranian jo vetëm në 41 vitet e fundit, por edhe në 66 vitet që nga grushti i shtetit i 28 Mordadit. Në përgjithësi Amerika ka kryer 21 krime kundër qeverisë dhe popullit iranian të cilat janë:

  1. Grushti i shtetit i 28 Mordadit i vitit 1332
  2. Bashkëpunimi në vrasjen e studentëve në vitin 1332
  3. Formimi i organizatës famëkeqe Savak.
  4. Imponimi i ligjit të kapitullimit dhe nënshtrimit të kombit iranian
  5. Kthimi i ambasadës amerikane në Iran në fole spiunazhi
  6. Konfiskimi i kapitaleve të Iranit
  7. Sulmi ushtarak në Tabas
  8. Krijimi i kushteve për grushtin e shtetit Maska
  9. Lufta e imponuar dhe mbështetja për Sadamin
  10. Sulmi ndaj anijeve dhe platformave të naftës së Iranit
  11. Rrëzimi i avionit civil iranian në vitin 1367
  12. Mbështetja për grupin terrorist Mek dhe grupet terroriste që çuan në martirizimin e 17 mijë iranianëve
  13. Vendosja e sanksioneve të padrejta
  14. Sulmi kulturor
  15. Prodhimi i filmave kundra-iranianë dhe kundra-islamit
  16. Mbështetja për përçarjet dhe vandalizmat
  17. Ekzekutimi i dijetarëve bërthamorë
  18. Dalja nga marrëveshja bërthamore
  19. Pengimi i dërgimit të ndihmave të iranianëve jashtë vendit për të prekurit nga përmbytja e vitit të kaluar
  20. Sanksionimi i liderit suprem dhe i funksionarëve të zgjedhur prej tij
  21. Ekzekutimi i gjeneral martir Kasem Sulejmani

Veprimet që ka kryer qeveria amerikane kundër qeverisë dhe popullit iranian në 41 vitet pas fitores së revolucionit islamik mund të analizohen në 7 strategji.

Presioni ekonomik dhe sanksionet:

Veprimi i parë armiqësor i Amerikës kundër Republikës Islamike të Iranit është në fushën ekonomike. Në fakt ekonomia është sektori më i rëndësishëm që ka përqendrimin më të madh të qeverisë amerikane kundër Iranit. Veprimi i parë armiqësor ekonomik i Amerikës kundër Iranit, ishte konfiskimi i të gjitha kapitaleve dhe pasurive të Iranit në Amerikë që nga koha e pushtimit të ambasadës amerikane në Teheran. Jimi Karter, ish presidenti i Amerikës me urdhrin 12170 të nëntorit 1978, konfiskoi të gjitha pasuritë dhe kapitalet e Iranit dhe bllokoi të gjitha llogaritë e organizatave dhe institucioneve që lidheshim me bankën qendrore të Iranit në Amerikë dhe ato ua dha personave të besuar nga Amerika. Me anë të këtij urdhri qeveria amerikane konfiskoi 12 miliard dollarë pasuri të qeverisë iraniane. Pas lirimit të pengjeve amerikane nga qeveria iraniane, bllokimi i këtij kapitali nuk përfundoi dhe ato vazhdojnë të jenë të konfiskuara deri më sot. Veprimi i dytë armiqësor ekonomik i Amerikës kundër Iranit është  vendosja e sanksioneve. Qeveria amerikane për herë të parë në janar të vitit 1980 nga KS i OKB kërkoi të ndëshkojë iranian nga ana ekonomike mirëpo Bashkimi Sovjetik ka votuar kundër propozimit të Amerikës për vendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Pas kësaj Amerika vendosi sanksione të njëanshme ekonomike kundër Iranit mes të cilave ishte ndërprerja e të gjitha importeve të mallrave nga Irani, ndërprerja e transfertave valutore për gazetarët dhe familjet e pengjeve dhe për të gjitha dërgesat ushtarake të cilat më herët Irani i kishte blerë nga Amerika dhe për këto pajisje u mor vendimi që tu shiten të tjerëve ose t’i jepen ushtrisë amerikane.

Sanksionet kundër Iranit  vazhduan edhe pas 40 viteve të tjera dhe janë shtuar edhe më shumë. Gjatë luftës mes Iranit dhe Irakut, qeveria e Reganit ndërmori një fushatë ndërkombëtare për të penguar shitjen e pajisjeve ushtarake për Iranin me qëllim që të pengonte fitoren e Iranit në luftë kundër Irakut. Në janar të vitit 1984, qeveria amerikane për shkak të një bombe të vendosur kundër centralit ushtarak amerikan në Liban, Iranin e futi në listën e vendeve mbështetëse të terrorizmit. Ky vendim u bë shkak për ndalimin e eksportit dhe shitjes së pajisjeve ushtarake për Iranin që nga viti 1986 dhe kontrollimin e produkteve me përdorim të dyfishtë ushtarak dhe civil si dhe ndërprerja e të gjitha ndihmave financiare për Iranin si dhënia e kredive nga Banka Botërore. Pas përfundimit të luftës së Irakut kundër Iranit, SH.B.A. në vitin 1993 vendosi një raund të ri sanksionesh për të sjellë një rend të ri ndërkombëtar në rajonin e Azisë Perëndimore dhe politikën e kontrollit të Iranit. Më 30 Prill 1995, administrata e Bill Klinton njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin të gjitha lidhjet tregtare dhe investuese me Iranin, përfshirë blerjen e naftës. Bill Klinton gjithashtu më 6 maj 1995, nënshkroi urdhrin ekzekutiv 12957, duke ndaluar pothuajse të gjithë tregtinë me Iranin dhe investimet në këtë vend. Më 20 shtator 1995, me miratimin e planit Damatto, presidenti i Shteteve të Bashkuara lejoi sanksione ndaj kompanive jo-amerikane që i siguronin Iranit teknologjinë e naftës.

Ligji Damato u miratua më pas nga Kongresi dhe u nënshkrua nga Klinton më 5 gusht 1996, duke u shkrirë me Kodin Penal Irani-Libi (AISA), i hartuar nga Benjamin Gilman, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. Ligji ndalon investimet më shumë se 40 milion dollarë në sektorin e naftës dhe gazit në Iran. Ligji mbeti në fuqi për pesë vjet, i cili u zgjat në vitin 2001 (gjatë mandatit të George W. Bush) dhe niveli i investimeve ra nga 40 milion në 20 milion dollarë. AISA u zgjat në vitin 2011 (gjatë mandatit të Obamës) edhe për pesë vjet të tjera dhe në vitin 2016 (në presidencën e Trump) edhe për 10 vjet të tjera.

Administrata e Barack Obama, e cila, përkundër sloganit të saj se është e gatshme të negociojë me Iranin pa asnjë rezervë, në lëvizjen e parë të saj zgjati sanksionet ekonomike kundër Iranit. Më 6 qershor 2010, Kongresi amerikan miratoi aktin CISADA. Projekt-ligji i ri rriti ndjeshëm kufizimet ndaj Iranit. Këto kufizime përfshinin heqjen e licencave të importit nga Irani për qilima, tapete, stika dhe havjar. Barack Obama gjithashtu lëshoi urdhrin ekzekutiv 13553 në Shtator 2010, urdhrin ekzekutiv 13574 në Maj 2011 dhe urdhrin ekzekutiv 13590 në Nëntor 2011. Më 1 Janar 2012, administrata Barack Obama nënshkroi urdhrin për ndëshkimin e Bankës Qendrore dhe institucionet financiare të Iranit, pas së cilës 50 kompani dhe institucione financiare të Iranit u sanksionuan gjoja për tu përballur me programin e raketave të Iranit. Këto institucione kryesisht ishin filiale të Ministrisë së Mbrojtjes dhe mbështetjes së Forcave të Armatosura, Organizatës së Industrisë Hapësinore, Kompanisë së Transportit dhe Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike.

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes Bërthamore, qeveria amerikane me pretekste të ndryshme si përpjekja e Iranit për të përfituar armë raketore, vendosi sanksione të reja kundër Teheranit. Shembulli më i dukshëm ishte shtyrja e ligjit AISA  për sanksione dhjetëvjeçare kundër Iranit, i cili u konsiderua një shkelje e rëndë e marrëveshjes bërthamore. Përveç kësaj, qeveria amerikane gjatë presidencës së Trump në 25 korrik 2017 vuri në zbatim aktin e sanksioneve CISADA kundër Iranit, i cili përfshin sanksionet kundër armatimeve, të drejtave të njeriut, raketave dhe më e rëndësishmja ndaj aktiviteteve rajonale të Iranit. Ligji për shkak të  përmbajtjes dhe shtrirjes së tij të gjerë njihet si "Nëna e Sanksioneve". Për herë të parë në bazë të këtij ligji, Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit u fut në listën e grupeve terroriste. Qeveria amerikane që nga maji 2018 pasi u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore, në kundërshtim me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB, gjithashtu ndërmori veprimet e saj më armiqësore kundër Iranit. Pas largimit nga marrëveshja bërthamore, Trump në dy hapa, riktheu sanksionet bërthamore kundër Iranit që ishin hequr më parë pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore. Transporti detar, sigurimet, bankat, transporti rrugor dhe ajror dhe veçanërisht industria e aviacionit, ishin ndër sanksionet më të rëndësishme të SHBA-së në epokën e fundit.

 

 

Tags

Komente