Shkurt 18, 2020 20:15 Europe/Tirane
  • Sulmi i Gardës Revolucionare në bazën amerikane ishte një hap i domosdoshëm

Korpusi i Rojeve të Revolucionit Islamik ndërmori një "hap të domosdoshëm" për të goditur bazat amerikane në Irak muajin e kaluar në përgjigje të vrasjes së Gjeneral Lejtnant Kasem Soleimani, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit.

"Ajo që ne kemi bërë ishte një hap i domosdoshëm. Ishte në të vërtetë një shuplakë për amerikanët," tha të martën Abas Musavi në një intervistë me të përditshmen kroate Vecernji list. "Për vite me radhë askush nuk pati aftësi dhe kurajo për të kryer një veprim të tillë. Irani tregoi një reagim të ashpër dhe goditi një nga bazat më të rëndësishme të SHBA në Azinë Perëndimore," shtoi zyrtari iranian. I pyetur nëse Irani do të konsideronte më shumë masa për hakmarrje, Musavi tha se asgjë nuk mund të kompensojë martirizimin e Soleimanit pasi "ai ishte një ushtar i paqes". Ai tha se "pas vrasjes së gjeneralit Soleimani, bota do të shohë më pak paqe, sepse prania e tij kishte penguar aktet e terrorit nga grupe të ndryshme dhe ishte gjithashtu e rëndësishme për sigurinë ndërkombëtare ".

 

Tags

Komente