Shkurt 20, 2020 08:38 Europe/Tirane
  • Korona merr jetën e dy shtetasve iranianë

Kreu i qendrës për marrëdhëniet me publikun dhe informimin e ministrisë së shëndetësisë, njoftoi vdekjen e dy shtetasve iranianë të infektuar me virusin Korona.

Kianush Xhahanpur kreu i qendrës për marrëdhëniet me publik dhe informimin në ministrinë e shëndetësisë së Iranit deklaroi se për shkak të shtimit të sëmundjeve kronike të frymëmarrjes gjatë ditëve të fundit në qytetin Kum, janë regjistruar dy raste të prekjes me virusin korona. Xhahanpur shtoi se fatkeqësisht që të dy të infektuarit për shkak të moshës së madhe dhe dobësisë së sistemit imunitar, kanë ndërruar jetë në departamentin e shërbimeve speciale të spitalit. Virusi korona me epiqendër Kinën, është përhapur në më shumë se 25 vende të botës mes tyre në Amerikë, Angli, Australi, Tajlandë, Korenë e jugut, Japoni, Kanada, Francë, Arabinë Saudite dhe EBA. Në bazë të të dhënave më të fundit deri tani 2112 persona kanë humbur jetën për shkak të virusit korona ndërsa mbi 72 mijë të tjerë janë infektuar nga ky virus kryesisht në Kinë. Brenda 24 orëve të fundit vetëm në Wuhan janë regjistruar 615 raste të reja të të infektuarve me virusin Korona. Komisioni i shëndetësisë kombëtare në Kinë ka njoftuar se deri tani janë shëruar 1600 persona të prekur nga virusi korona.

Tags

Komente