Shkurt 20, 2020 13:40 Europe/Tirane
  • 8 avionë ushtarakë “overhaul” i dorëzohen forcave ajrore të ushtrisë së Iranit

Gjatë një ceremonie të zhvilluar në prani të ministrit të mbrojtjes dhe komandantit të forcave ajrore të ushtrisë së Iranit, 8 avionë të llojit “overhaul” ushtarak i janë dorëzuar forcave ajrore të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit.

Gjeneral Amir Hatami, ministri i mbrojtjes së Iranit, në këtë ceremoni tha: “Edhe pse procesi “overhaul” i avionëve ushtarak është një proces i ndërlikuar dhe aftësia teknologjike që përdoret në këtë proces ndodhet në monopolin e vetë të disa vendeve, këta avionë të riparuar janë të familjes së avionëve ushtarak F-4 dhe F-14, Sokho, Mirazh dhe gjithashtu avionë transportues C130 dhe 707 dhe 25 të cilat shfrytëzohen në luftërat ajrore dhe në misionet e ndryshme luftarake, taktike dhe transportuese”.

Gjeneral Amir Hatami duke thënë se të gjitha sistemet e këtyre avionëve janë projektuar në bazë të shkencës moderne dhe janë përdorur në këtë model të avionëve, shtoi: “Avionët luftarakë që kanë kryer procesin “overhaul”, kanë kapacitetin e duhur për instalimin e armëve të speciale siç janë raketat Cruise dhe gjatë misioneve mund të luajnë rol përcaktuar”.

 

Tags

Komente