Shkurt 20, 2020 14:36 Europe/Tirane
  • Tre persona të tjerë identifikohen si të infektuar me virusin Korona në Iran

Shefi i zyrës informative të Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se në bazë të dëshmive laboratorike, janë identifikuar tre persona të tjerë të infektuar me virusin Korona të cilët janë shtruar në spitalin e qyteti Kum dhe Arak dhe pacientët aktualisht ndodhen në spital nën përkujdesje të veçantë.  

Kijanush Xhanpur, shefi i zyrës për informim të Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, ka deklaruar: “Deri në mëngjesin e ditës së enjte (sot) analizat e bëra në laboratorë tregojnë se dy pacient të tjerë në qytetin Kum dhe një person në qytetin Arak janë identifikuar me virusin Korona. Të tre personat në fjalë janë shtetas iranianë dhe personi i infektuar në qytetin Arak gjithashtu është banor i qyteti Kum dhe një anëtar i personelit mjekësor. Duke llogaritur këta tre persona, numri i personave të infektuar me virusin Korona në Iran ka shkuar në pesë persona. Në këtë kuadër, sot është zhvilluar takimi i shtabit për t’u përballur me virusin Korona ku janë diskutuar masat e marra për t’u përballur me këtë virus duke përfshirë edhe ekipet e intervenimit të shpejtë”.

 

Tags

Komente