Shkurt 21, 2020 08:44 Europe/Tirane
  • Hill: Izraeli ka qenë i implikuar në operacionin për ekzekutimin e gjeneral Kasem Sulejmani

Agjencia Hilla e lajmeve e varur nga kongresi amerikan ditën e enjte ka publikuar një lajm ku thekson implikimin e regjimit sionist në operacionin për ekzekutimin e gjeneral Kasem Sulejmanit.

Agjencia Hilla thotë se regjimi sionist ka bashkëpunuar me Amerikën në dhënien e informacioneve gjatë operacionit për ekzekutimin e gjeneral Kasem Sulejmanit dhe shokëve të tij. Gjeneral Kasem Sulejmani komandant I forcave Kods të gardës revolucionare dhe Abu Mehdi Muhandes zv/kreu I forcave të mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak së bashku me 8 shoqëruesit e tyre, janë martirizuar më 3 janar të këtij viti pas një sulmi terrorist ajror të forcave amerikane në afërsi të aeroportit të Bagdadit. Gjeneral Kasem Sulejmani i ishte figura kryesore e luftës kundër grupeve terroriste dhe takfiriste si ISIS në rajonin e Azisë perëndimore. Gjeneral Kasem Sulejmani u ekzekutua me urdhër direkt të Donald Trump.

Tags

Komente