Shkurt 21, 2020 18:44 Europe/Tirane
  • Irani konfirmon dy vdekje të reja, 13 raste të tjera të koronavirusit

Ministria e Shëndetësisë e Iranit ka konfirmuar edhe dy vdekje të tjera në mesin e 13 rasteve të reja të koronavirusit, duke e vendosur numrin e përgjithshëm të vdekjeve deri më tani në vend në katër.

Kianush Xhahanpur, kreu i qendrës së marrëdhënieve me publikun dhe informacionit të Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, tha të premten se shumica e rasteve janë banorë në qytetin  Kom ose njerëz që kanë udhëtuar në Kom në ditët dhe javët e fundit. Ai shtoi se rastet e reja të infektimit përfshinin shtatë persona në Kom, katër në kryeqytetin Teheran dhe dy në provincën veriore të Gilanit. "Fatkeqësisht dy prej tyre kanë humbur jetën", shtoi Xhahanpur. Përhapja e koronavirusit - e njohur si COVID-19 - në Iran ndodhi për herë të parë më 19 shkurt, kur autoritetet shëndetësore në Kom konfirmuan vdekjen e dy të moshuarve si rezultat i rastit të parë të infeksionit në vend. Xhahanpur shtoi se dy persona të dyshuar për mbajtjen e virusit ishin karantinuar në qytetin Babol, provincën veriore të Mazandaranit, por rezultatet e testit nuk janë njoftuar ende. Ai tha se Irani mori dërgesën e katërt të mjeteve mjekësore të përdorura për luftimin e COVID-19 nga Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Iran, Christoph Hamelmann. Ndërkohë, sot, sipas burimeve të mediave, mësohet se virusi korona është përhapur edhe në Arabinë Saudite, Liban dhe Izrael.

 

Tags

Komente