Shkurt 21, 2020 19:50 Europe/Tirane
  • NYT: Grupet me qëndrime më të vendosura anti-amerikane do të fitojnë zgjedhjet në Iran

Gazeta e famshme amerikane, New York Times, parashikoi që në zgjedhjet parlamentare të kësaj të Premteje në Iran, do të mbizotërojë grupi me qëndrime më të vendosura anti-amerikane.

"Parlamenti i ri pritet të marrë një qëndrim të ashpër kundër Shteteve të Bashkuara dhe nuk ka gjasa të mbështesë dialogun për një marrëveshje të re bërthamore ose të përgjigjet pozitivisht ndaj kërkesave amerikane," shkroi New York Times. Gazeta Amerikane vuri në dukje se "analistët presin që Irani të forcojë lidhjet me Hezbollahun në Liban dhe me grupet e tjera të rezistencës në Irak dhe Siri." Raporti shton se shumë kandidatë nga rryma e konservatorëve kanë zgjedhur sloganin "Unë jam Kasem Soleimani". NYT shtoi se prania masive e qytetarëve iranianë në zgjedhjet parlamentare dëshmoi se iranianët e përkrahin fuqishëm Sistemin Islamik të Iranit dhe  janë të vendosur të rezistojnë përballë presioneve dhe sanksioneve të qeverisë së Donald Trump.

 

Tags

Komente