Shkurt 23, 2020 14:14 Europe/Tirane
  • Ministria e Shëndetësisë së Iranit: Numri i të vdekurve nga virusi Korona ka shkuar në 8 persona

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit ka deklaruar se numri i personave që kanë vdekur si pasojë e virusit Korona në Iran aktualisht ka shkuar në tetë persona dhe numri i të infektuarve ka shkuar në 43 persona.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Kejanush Xhahanpur, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, të dielën ka thënë: "Nga personat që u janë nënshtruar analizave nga dita e djeshme e deri sot në mesditë, edhe 15 persona të tjerë janë diagnostikuar me virusin Korona. Nga kjo shifër 7 persona janë në qytetin Kum, katër persona në Teheran, dy persona në Gilan, një person në provincën Markezi dhe në person në qytetin Tnkapon të Mazandaranit. Nga këta persona gjatë 24 orëve të kaluar kanë humbur jetën 3 persona".

Në bazë të statistikave më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në lidhje me virusin e ri Korona, deri më tani 78.866 persona janë infektuar me këtë virus në të gjithë botën dhe deri më tani 2.464 persona kanë humbur jetën.

Numri më i madh i viktimave të shkaktuar nga ky virus është në Kinë ku kanë humbur jetën 2446 persona dhe pas Kinës radhitët Irani dhe Koreja Jugore me nga tetë persona të vdekur. Numri i personave të infektuar me këtë virus në Korenë Jugore aktualisht ka shkuar në 768 persona ndërsa në Iran deri më tani janë regjistruar 43 persona. Më pas pozicionohet Italia me 2 persona të vdekur dhe 155 persona të infektuar dhe Japonia me një person të vdekur dhe me 142 persona të infektuar.

 

Tags

Komente