Shkurt 24, 2020 15:29 Europe/Tirane
  • Shkon në 12 numri i personave të vdekur nga virusi Korona në Iran

Ministria e Shëndetësisë së Iranit ka deklaruar se numri i personave që kanë vdekur për shkak të infektimit me virusin Korona në Iran, ka shkuar në 12 persona.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Kijanush Xhahanpur, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, ditën e hënë deklaroi: “Numri i personave të vdekur nga infektimi me virusin Korona ka shkuar në 12 persona dhe numri i të infektuarve me këtë virus ka shkuar në 64 persona.

Deri ditën e diele numri i viktimave nga virusi Korona ishte 8 persona dhe numri i personave të infektuar me këtë virus në Iran ishte 43 persona.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit me anë të një dekreti, ka urdhëruar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Shtabin për Administrimin e Krizave që të marrin të gjitha masat duke të shfrytëzuar të gjitha potencialet për t’u përballur me përhapjen e këtij virusi.

 

Tags

Komente