Shkurt 24, 2020 15:45 Europe/Tirane
  • Musavi: Mbyllja e kufijve të Iranit është përkohësisht

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka deklaruar se mbyllja e kufijve të Iranit me disa vende fqinjë është një masë e përkohshme për t’u përballur me përhapjen e virusit Korona.

Sejed Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e hënë në lidhje me gjendjen e virusit Korona në Iran, ka deklaruar: “Kur u identifikua virusi Korona në Iran, vendet fqinjë ishin të shqetësuar për përhapjen e këtij virusi në vendet e tyre dhe kjo çështjeje nuk duhet të bëhet shkak për të penguar marrëdhëniet popullore dhe eksportimet dhe importimet me vendet fqinjë”.

Musavi tha: “Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit nëpërmjet ambasadave, ka filluar bisedime me vendet fqinjë dhe do të sigurohemi që asnjë rast i dyshimtë nuk do të kalojë nga kufijtë”.

Musavi duke thënë se është shumë larg mendjes që mbyllja e kufijve të Iranit me vendet fqinjë të jetë për kohë të gjatë, shtoi: “Ky veprim është një prej masave parandaluese dhe të përkohshme që është marrë nga disa vende fqinjë”.

 

Tags

Komente