Shkurt 26, 2020 08:45 Europe/Tirane
  • Zarif: Trump ka pohuar urrejtjen e Iranit ndaj ISIS

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një mesazh në Twitter ka deklaruar se Trump ko pohuar faktin se trupat amerikane në Siri gjenden për naftën ndërkohë që Irani e urren grupin terrorist ISIS.

Në një mesazh të tij në Twitter, Muhamed Xhavad Zarif ka deklaruar: Trump ka pohuar diçka të cilën të gjithë ne e dinim. Ushtarakët amerikanë ndodhen në Siri vetëm për naftën. Sipas Muhamed Xhavad Zarif, presidenti amerikan ka pohuar se Irani e urren grupin terrorist ISIS dhe ka pranuar se Irani, Rusia dhe Siria mund të luftojnë grupin terrorist ISIS. Zarif shtoi: Amerika jo vetëm që nuk ka luftuar me ISIS por në formë burracake ka ekzekutuar armikun numër një të ISIS, për të cilën  vetëm Trump dhe ISIS kanë festuar. Trump ditën e martë në takimin me Nadrena Moodi kryeministër i Indisë ka pretenduar se Amerika ka mundur Al Kaidën, ISIS-in dhe grupet e tjera terroriste dhe ka deklaroi se ashtu si Amerika edhe vendet e tjera mes tyre Irani, Rusia dhe Iraku duhet të luftojnë këtë grup. Kjo deklaratë e Trump bëhet në kohën kur në bazë të një deklarate të tij të mëparshme Amerika është shkaktare e shfaqjes së ISIS ndërkohë që Irani së bashku me v ende si Iraku dhe Siria kanë luftuar dhe eliminuar këtë grup terrorist nga rajoni.

 

 

Tags

Komente